Nevil Dede ndjek Elbasanin, jo Tiranen
Mbrojtesi i njohur Nevil Dede nuk preferoi te ndjeke nga afer ndeshjen Tirana-Apolonia, por ate mes Elbasanit dhe Dinamos. Dede ne fund te ketij vitit la kampionatin kinez dhe pritet te bashkohet ne Shqiperi, gjate janarit, me nje ekip tjeter te Kategorise Superiore. Ne ndeshjen e djeshme Elbasani-Dinamo, Nevil Dede eshte pare ne "Ruzhdi Bizhuta" prane presidentit te Elbasnait, Arben Laze. Mbrojtesi ende nuk eshte deklaruar zyrtarisht se te cila skuader do te luaje ne pjesen e dyte te gares, nderkohe pas ndeshjes se djeshme Mirel Josa ka akuzuar rende gjyqtarin e ndeshjes Sokola Jarecin. "Jareci fiksoi rezultatin ne favor te Dinamos," - tha Josa i revoltuar. - "Ekipi yne meritonte fitoren, por duket se gjyqtari nuk ishte ne kete mendim." Trajneri i Dinamos, Dalic nuk preferoi te fliste per gjykimin, pas ndeshjes. Elbasani nuk ka ecur gjate pjeses se pare ashtu si pritej. Pas merkatos se dimrit, ne rast se do te kete perforcime, situata mund te ndryshoje ne kampin elbasanas.