E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkurt/ Altin Lala, talent edhe në kalërim

Nga Bledar Kuka
Përvecse futbollist shumë i talentuar, Altin Lala, e tregoi veten në Gjermani edhe si kalorës mjaft i mirë. Këtë e njoftoi dje media gjermane "openpr.de". Shqiptari kuqezi mori pjesë në ditën e fundit të një kampionati hipizmi që u zhvillua në Hanover dhe Lala tregoi aty talentin e tij. Madje mesfushori ishte edhe ndër fituesit në garën që u zhvillua. Lala, njeriu i ndeshjes në Hanover-Dortmund Media gjermane e vendosi unanimisht. Altin Lala u shpall Njeriu i Ndeshjes në Hanover-Dortmund, fituar nga "të kuqtë". Shqiptari, zëvendëskapiten i H96-ës, foli modestisht pas takimit. "Unë dua që të luaj dhe të jap gjithcka, - u shpreh ai për "Noje Presen", - ndërsa të tjerat nuk më takojnë mua (pra nëse do të jetë sërish titullar". Hajduku, në gjyq ish-trajnerin e Dinamos së Tiranës Luka Bonaciq është hedhur në gjyq nga Hajduku i Splitit. Media kroate njofton se ish-trajneri i Dinamos, tashmë finalist i Ligës së Kampionëve të Azisë, akuzoi Hajdukun se udhëhiqet nga mafia, ndërsa kohë më parë është goditur e dëmtuar në kokë, ndërsa u shkarkua si trajner i splitasve. Hajduku ka hedhur në gjyq edhe gazetën "Jutarnji List" dhe TV Novon. Florian Myrtaj shënon në Serinë C1 Sulmuesi shqiptar, Florian Myrtaj realizoi golin e vetëm të Arecos në humbjen 1-3 ndaj Lukezes, në Serinë C1, grupi B (kategoria e tretë italiane). Ish-lojtari i kombëtares shënoi në minutën e 55-të, në takimin e luajtur në Luka. Rumania "harron" Shqipërinë, mendon Euro 2008-ën Federata Rumune e Futbollit po mendon goxha për "vendfushimin" e ardhshëm të kombëtares tringjyrëshe në finalet e Kampionatit Europian të vitit të ardhshëm. Këtë e bën me dije "Pro Sporti" që shkruan se zyrtari i lartë i federatës, Ionuc Lupesku, ka piketuar Salcburgun si pikën më të përshtatshme në territorin austriak. Euro 2008 do zhvillohet në Zvicër dhe Austri. Lorik Cana: Jemi në pozicion të mirë Kapiteni i Marsejës, Lorik Cana, u shpreh dje se ekipi i tij është në pozicion të mirë për të kaluar fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve. "Ne e kemi zakon që e ngremë nivelin e lojës ndaj ekipeve të mëdha, - tha ai, për "uefa.com", - dhe shpresoj që kjo të vazhdojë. Jemi në pozicion të mirë që të kualifikohemi". OM luajti mbrëmë me Porton.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›