Gjyqtari Nuni, Mjeket: Sot do të lërë spitalin
Sipas mjekëve që po e mbajnë në vëzhgim, gjëndja shëndetësore e Ardian Nunit paraqitet e mirë dhe pas kryerjes së ekzaminimeve mjekësore dhe konsultave do të merret një vendim.
TIRANE- Ekipi mjekësor do të vendosë sot pas orës 15:00 nëse anëtari i gjykatës së Lartë Ardian Nuni duhet të lërë ambientet e Spitalit Ushtarak apo do të vazhdojë të qëndrojë nën vëzhgimin e mjekëve.
Anëtari i Gjykatës së Lartë, Adrian Nuni u qëllua me armë zjarri pistoletë mbrëmjen e së dielës nga një person ende i paidentifikuar. Sipas mjekëve që po e mbajnë në vëzhgim, gjëndja shëndetësore e Ardian Nunit paraqitet e mirë dhe pas kryerjes së ekzaminimeve mjekësore dhe konsultave do të merret një vendim.
Si pasojë e 4 plumbave, gjyqtari Nuni ka pësuar dëmtime në 2 organe, në ekstremitetin e sipërm të majtë (në krahun e majtë) dhe në legjionin lumbar në inde të buta, muskulaturë, por pa rrezik për jetën.
Ngjarja ndodhi të dielën, rreth orës 23.00 në rrugën "Medar Shtylla" në Tiranë, kur persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të 40- vjeçarit Ardian Nuni, i njohur për aktivitetin e tij në sistemin e drejtësisë shqiptare. Nga viti 2007, Nuni është anëtar i Gjykatës së Lartë.
Gjyqtari Adrian Nuni është vizituar nga autoritetet më të larta të shtetit, qeverisë, Kuvendit, etj, të cilët kanë dënuar atentatin ndaj tij dhe kanë kërkuar vënien para drejtësisë të autorëve të krimit.
(s.g/ATSH/BalkanWeb)