PS: Qeveria nuk garanton dot sigurinë
Kryetari i Komisionit të Ligjeve në PS, Ylli Manjani gjatë një konference për shtyp nga selia rozë bëri të ditur se “Sali Berisha nuk garanton dot rend e siguri, me polici të orientuar thjesht dhe vetëm për të vjedhur votat në zgjedhjet e ardhshme”.
TIRANE-Kundërshtarja e partisë në pushtet, Partia Socialiste akuzoi qeverinë se nuk garanton dot ligjin e sigurinë në vend.

“Ndërkohë që rendi publik vazhdon të goditet rënda nga ngjarjeve të rënda, Sali Berisha emëron në krye të policisë persona me karrierë të spikatur në vjedhjen e votave dhe persona me precedentë të njohur në shkeljet e ligjit në ketë vend. Në këto kushte, Sali Berisha nuk garanton dot rend e siguri për shqiptarët”.
Sipas Manjanit, siguria në shtet nuk garantohet kur policët vihen nën urdhrat e Fazllic, kur nuk është kërkuar ndjesa publike ndaj Gërdecit apo kur kreu i qeverisë sulmon prokurorinë.
Duke iur referuar edhe atentatit ndaj një gjykatësi të Gjykatës së Lartë, Manjani theksoi se edhe kjo vjen si mungesë e rendit e sigurisë në vend.
“Vitin që shkoi qeveria nëpërmjet ministri të drejtësisë deklaruan publikisht në mënyrë të paprecedentë se " ata që qëllojnë mbi gjykatën kanë të drejtë, sepse gjykata është e korruptuar". Ja se si e lufton korrupsionin qeveria duke nxitë hakmarrjen primitive”, tha Manjani.
PS bën apel që gjithë institucionet e shtetit të marrin përgjegjësitë ligjore dhe të garantojnë rendin dhe sigurinë në vend.
(d.b/BalkanWeb)