E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, 23 në pranga për trafik droge, mes tyre shqiptarë

Organizata e përbërë nga shqiptarë dhe italianë, merrej me trafiku ndërkombëtar të lëndëve narkotike në sasi të mëdha. Policia italiane ekzekuton 23 urdhërarreste si dhe sekuestron 42 kg drogë. 

PESKARA- Policia e shtetit e Peskaras ekzekutoi sot 23 masa arresti me burg në ngarkim të një bande të përbërë nga shqiptarë dhe italianë. Gjatë hetimeve janë sekuestruar 19 mjete. Mes tyre makina dhe moto të cilindrave të mëdhenj dhe një mjet lundrues me vela 13 metra me vlerën e 1 milionë euro. Gjithashtu janë sekuestruar 42 kg drogë, mes të cilës heroinë dhe kokainë. Të arrestuarit akuzohen për krijimin e një organizate me qëllim trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike në sasi të mëdha.
(s.g/corriere/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›