Xhani konfirmon Likën te Partizani
Hasan Lika do të vazhdojë punën si trajner i Partizanit. Drejtuesi i stolit të kuq është konfirmuar nga presidenti Albert Xhani, i cili u kthye nga Qipro menjëherë pas shpërthimit të krizës brenda skuadrës. Pas humbjes në shtëpi me Apoloninë, Lika kërkoi në gjaknxehtësi e sipër dorëheqjen. Gjithçka ka ndodhur gjatë bisedës telefonike me drejtuesin e lartë të skuadrës. Megjithatë, tabloja ndryshoi totalisht të hënën, kur trajneri u paraqit si zakonisht në klub. Ai zhvilloi seancën stërvitore dhe është takuar me presidentin Xhani, duke diskutuar për ecurinë aktuale të ekipit. Vetëm një fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e para janë shumë pak për skuadrën që vitin e kaluar luftoi deri në javën e fundit për titullin kampion. Partizani renditet i nënti në Kategorinë Superiore dhe me rezultatet e deritanishme është në "zonën e ftohtë". Në fakt, pas të kuqve qëndrojnë vetëm Teuta, Lushnja dhe Bylis me nga tri pikë secila.
Xhani - Presidenti doli përpara mediave dhe deklaroi se trajneri nuk do të ndryshohet. Përkundrazi, ai shfaqi besimin e plotë te puna e Likës edhe pse situata është alarmante. "Nuk është e vërtetë asgjë nga ato që janë shkruar. Hasan Lika do të vazhdojë të jetë trajner i Partizanit. Ai ka një kontratë me klubin deri në vitin 2010 dhe do ta respektojë atë, ne kemi besim të plotë te puna që ka bërë dhe do të bëjë". Më tej, njëshi i të kuqve foli për objektivat e skuadrës, duke u shprehur shumë optimist për të ardhmen. Xhani tha: "Skuadra po kalon një moment të vështirë, gjendja është shumë e vështirë, është kritike. Por i kemi diskutuar të gjitha gjatë një analize të gjatë me skuadrën. Do të vazhdojmë të punojmë që Partizani të kthehet mes skuadrave që janë në krye të Kategorisë Superiore".
Bakaj - Periudha e vështirë e skuadrës së Likës lidhet ngushtë me "hemorragjinë" gjatë merkatos së verës. Problemet janë shtuar edhe nga çështja "Bakaj": pas një konflikti me stafin teknik, mesfushori i Kombëtares u pezullua dhe nuk luajti në sfidën e fundjavës me Apoloninë. Kjo bëri që nga skuadra e sezonit të kaluar në "Qemal Stafa" të aktivizoheshin vetëm tre lojtarë (Shehi, Hallaçi e Babamusta). Xhani ka folur edhe për Elis Bakajn, duke konfirmuar pezullimin e lojtarit. "Lojtari u pezullua për tri ndeshje nga stafi teknik dhe unë për shkak të thyerjes së disiplinës, vazhdoi drejtuesi i të kuqve. Një ndeshje iku, tashmë mbeten edhe dy të tjera. Gjithsesi, periudha e rikthimit të tij në fushë do të varet edhe nga sjellja". Rreth hipotezës së largimit të 23-vjeçarit, Xhani përfundoi: "Nëse Bakaj do të largohet në janar? Vetëm nëse e vazhdon karrierën jashtë Shqipërisë. Largimi i tij do të ndodhë vetëm për ndonjë skuadër të huaj. Transferimi i tij te kundërshtarët e Partizanit në kampionatin tonë nuk do të kryhet asnjëherë".