E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqtari vdes në gjykatë

Bëhet fjalë për gjyqtarin Vesel Baku, i cili është gjetur i pajetë në zyrën e tij, si pasojë e një ataku kardiak.

Për ngjarjen, ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi shkoi në vendngjarje ku zhvilloi takime me kolegë të gjyqtarit si dhe me drejtorin e Spitalit të Laçit, ku është ekzaminuar i ndjeri. “Ngjarja sipas mjekeve është për shkaqe natyrore. Kjo është një ngjarje shumë e trishtueshme për gjithë sistemin e drejtësisë”, tha Halimi, teksa u shprehu ngushëllimet edhe familjarëve.

Edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi, shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gjyqtarit Baku.  “Largimi i parakohshëm nga kjo jetë i gjyqtarit Vesel Bako është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për ju - familjen e të afërmit, për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, por edhe për trupën gjyqësore në tërësi, e cila sot më shumë se kurrë ka nevojë për gjyqtarë të ndershëm dhe profesionistë të së drejtës, si Veseli, të përkushtuar ndaj dhënies së drejtësisë, që u qëndrojnë me dinjitet, integritet moral dhe profesional sfidave të mëdha që ka drejtësia”, shkruan Topi. /Start/

                                                                                             2012-04-27 15:40
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›