E Diel, 1 Nëntor 2026

Laç, vdes gjyqtari, pësoi atak në zyrën e tij në Gjykatë

LAC-Një gjyqtar u nda nga jeta sot paradite në qytetin e Lacit. Mësohet se gjyqtari Vesel Baku u gjet i pajetë në zyrën e tij në Gjykatën e Lacit. Nga të dhënat paraprake mësohet seVesel Baku humbi jetën nga një atak në zemër.

Pas ngjarjes së vdekjes së gjyqtarit, Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi shkoi sot në Gjykatën e Lacit. Ministri takoi gjyqtarë, prokurorë si dhe drejtorin e spitalit të Lacit. Në një njoftim për mediat Halimi tha se vdekja e gjyqtarit ndodhi për shkaqe natyrore. 

“Ngjarja sipas mjekeve për shkaqe natyrore. Ngjarja shumë e trishtueshme për gjithë sistemin e drejtësise. Sistemi humbi gjyqtarin e mire, familja humbi burrin dhe babain shembullor”, tha Halimi që më pas u shprehu ngushëllimet e sinqerta familjes dhe kolegëve të gjyqtarit të ndjerë, Vesel Baku.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Vdekja e gjyqtarit, Topi shpreh ngushëllimet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›