E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Në mars u rritën eksportet, importet dhe deficiti tregtar

TIRANË- Pas paralajmërimit të Guvernatorit Ardian Fullani për rënien e eksporteve, një ndër shtyllat që ka mbështetur deri tani ekonominë dhe të dhënat e marsit nuk janë optimiste. 

Instituti i Statistikave ka evidentuar se këtë muaj niveli i eksporteve arriti në 16.7 miliardë lekë duke pësuar një rënie prej 1.4 për qind kundrejt të njejtës periudhë të një viti më parë. Ndërkohë që importet vlerësohen në mars në 44 miliardë lekë ose 2.5 për qind më shumë se e njejta periudhë e vitit 2011.

Sipas te dhenave te INSTAT-it, deficiti tregtar shënoi këtë periudhe nivelin 27.3 miliardë lekë, duke u thelluar me 5.1 për qind kundrejt marsit të vitit të kaluar.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›