E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqtarja Fana bëri sot betimin si anëtare e Gjykatës së Lartë

Mirela Fana, anëtarja më e re e Gjykatës së Lartë bëri sot betimin solemn për t’i qëndruar besnike Kushtetutës së Republikes së Shqipërisë, ligjeve në fuqi, duke respektuar rregullat e etikes profesionale. Ceremonia për betimin e gjyqtares Fana u organizua mesditën e sotme në Gjykatën e Lartë, në prani të anëtarëve të tjerë të saj. Mirela Fana u dekretua nga Presidenti i Republikes me 14.04.2009 e më pas mori pëlqimin dhe nga Kuvendi i Shqiperisë. Ajo emerohet anëtare e Gjykatës së Lartë pas një përvoje të gjatë si juriste, duke e zhvilluar profesionin në disa fusha të së drejtës, si hetuese, prokurore gjyqësore, inspektore ligjshmërie pranë Gjykatës së Kasacionit dhe prej vitit 1996 e në vazhdim, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›