TV ALSAT bëhet pjesë e grupit TACI OIL. Rezart Taçi rrëfen projektet për ALSAT-in
Radio televizioni Alsat bëhet pjesë e grupit “Taçi Oil”. Alsat që operon që nga viti 2003 është një televizion me shtrirje mbarëkombëtare dhe me një pozitë të konsoliduar në tregun mediatik. Me një strukturë programore drejtuar publikut që dëshiron të informohet dhe thellohet në argumenta të veçantë, radio televizioni kombëtar Alsat kalon tani në administrimin e grupit prestigjioz “Taçi Oil”, duke hapur një erë të re zhvillimi për këtë operator televiziv.
Drejtori i përgjithshëm i RTV Alsat, zoti Rezart Taçi flet për prioritetet e zhvillimit të këtij investimi në tregun e medias audovizuale në Shqipëri. Ai rrëfen sepse grupi “Taçi Oil” vendosi të hyjë në tregun mediatik dhe përse u zgjodh pikërisht televizioni Alsat.
“Grupi ynë ka një strategji zhvillimi jo rastësor, por një politikë të studiuar mirë. Kjo politikë orientohet drejt hapësirave dhe mundësive të reja në të gjitha fushat e biznesit. Këtu përfshihet edhe tregu mediatik. Televizioni Alsat ka tërhequr prej disa kohësh vëmendjen e grupit, jo vetëm për shkak të performancës, por edhe për shtrirjen dhe pozicionin strategjik në gjithë hapësirën shqipfolëse. Kjo gjë përputhet plotësisht me interesin dhe strategjinë e zhvillimit të vetë grupit tonë” shprehet Taçi.
Drejtori i përgjithshëm i Tv Alsat zbulon edhe disa nga drejtimet kryesore të strategjisë që do të ndjekë televizioni nën drejtimin e tij. “Vizioni ynë është që televizioni Alsat të shndërrohet në një television gjeneralist, të orientuar më shumë drejt tregut. Në synojmë një program më të larmishëm si dhe një pasurim të zhanreve televizive. Unë kam gjetur tek i gjithë stafi, krijuesit, gazetarët dhe teknikët dhe të gjithë bashkëpunëtorët e Alsatit entuziazmin për të vënë në jetë këtë strategji. Ky vizion do të mbështetet edhe në imvestime serioze, në teknologjinë më bashkëkohore televizive, duke punuar për një televizion të së ardhmes” shprehet Taçi.
Azhornuar së fundi ( e hënë , 22 mars 2010 ) < I mëparshmi