E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplaset në rrugë, shperthen në flakë autoboti me naftë

GJIROKASTER-Një autobot me naftë që u aksidentua sot në aksin Gjirokastër-Tepelenë ka marrë flakë duke shkaktuar kaos në qarkullimin e automjeteve përreth zonës.
Sot paradite një autobot me naftë i nisur nga Tirana në drejtim të Gjirokastrës ka qënë duke udhëtuar në aksin Gjirokastër Tepelenë në momentin kur automjeti u përlas me bordurën e rrugës. Drejtuesi I mjetit duke parashikuar rrezikun është larguar menjëherë nga vendgjarja. Autoboti ka marrë flakë menjëherë pas përlasjes duke shkaktuar një situatë të pazakontë në këtë aks. Të sinjalizuara për incidentin 3 zjarrfikëse nga Gjirokastra janë nisur drejt vendgjarjes dhe nisën nga puna për shuarjen e flakëve të mëdha. Policia ka bllokuar qarkullimin e automjeteve ne kete aks.
Kaosi dhe pasiguria përfshinë drejtuesit e mjeteve në këtë aks, të cilët pritën deri në stabilizim të ngjarjes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›