Gjyqtarja jep doreheqjen per konflikt interesi
Apel
Avokati i të pandehurit të tragjedisë së Gërdecit, Ylli Pinari, ka kërkuar largimin e kryetares së trupit gjykues të Apelit, e cila do të shqyrtonte kërkesën për shuarjen e masës së sigurisë. Avokati Bashkim Asllani ka kërkuar që Flutra Skënderaj të mos jetë pjesë e trupit gjykues, pasi ka konflikt interesi me klientin e tij. Pas kësaj kërkesë gjyqtarja ka dhënë dorëheqjen, dhe për këtë arsye seanca gjyqësore është shtyrë, pasi duhet të shqyrtohet kërkesa edhe për gjetjen e një tjetër gjyqtari. Ndërkohë, avokatja e të pandehurit Mihal Delijorgji, Elira Kokona i ka kërkuar trupit gjykues përshpejtim të procedurave, pasi klienti i saj po qëndron në qeli, edhe pse ka përfunduar afati i paraburgimit për të.