Aksidenti, plagosen dy te rinj ne bulevard
Tiranë
Një aksident me pasojë plagosjen e dy shtetasve ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë kryqëzimit tek ish-hotel ‘Dajti’. Një autoveturë tip “Opel Corsa” me targa 3757 ka goditur një motoçikletë në të cilën ndodheshin dy të rinj. Për pasojë, janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe njëri nga të rinjtë që po lëvizte me motoçikletë. Policia tha se dy djemtë e plagosur janë në gjendje të rëndë, pasi kanë marrë plagë serioze në trup dhe në kokë. Një autoambulancë mbërriti në vendngjarje për të dhënë ndihmën e shpejtë dhe transportoi për në spital të dy të plagosurit, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur.