Gjyqtart, Topi: Nuk i trembem proesit t zgjedhjes

Kjo është hera e parë që Presidenti shprehet për këtë çështje. Parlamenti rrëzoi pak ditë më parë një dekret që emëronte Vangjel Kostën në Gjykatën Kushtetuese dhe ende nuk është shprehur për tre dekretet e tjerë për vendet vakant në Gjykatën e Lartë.
Ndërkohë një nismë e mazhorancës synon të ndryshojë rregulloren e Kuvendit në mënyrë që dekretet e presidentit për emërim të kalohen me votim të hapur.
Presidenti u shpreh se nuk duhet pasur frikë nëse ka tentativa për ta bërë një proçes më korrekt. Presidenti siguroi se nuk ka lejuar asnjë ndërhyrje politike dhe se përzgjedhjen e kandidaturave ai e ka bërë mbi bazën e kërkesave të ligjit dhe mbi bazën e CV-ve personale të gjyqtarëve.
Tani, për tre kandidaturat për Gjykatën e Lartë, Presidenti tha se do të presë vendimin që do të marrë Kuvendi.