E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjysëmburrat dhe Ina Rama

Share

Nga Genc Llakaj

Nga një konferencë për shtyp, pak ditë më parë, e deputetit të mazhorancës, Fatbardh Kadilli, me kontekst sulmin agresiv, të paprecedent dhe madje antihuman ndaj Prokurores së Përgjithshme, znj. Ina Rama, u detyrova të nis këtë reagim. Uroj që deputeti në fjalë apo lexuesi të mos më paragjykojë për mënyrën e trajtimit të këtij shkrimi. Mendoj se kur një femër arrin të zhburrërojë një mashkull, fillimisht dhe në mënyrë instiktive na vjen për të qeshur, pastaj heshtim e më pas seriozisht pyesim si ka mundësi? A do të kishte të drejtë ky mashkull të përdorte fjalorin banal, pa etikë e aspak qytetar, që përdori deputeti i mazhorancës ndaj Prokurores së Përgjithshme? Kam bindjen se jo! Por, kur ky fenomen ndodh në një shoqëri pothuaj maskiliste si kjo jona, nuk përbën çudi, madje herë- herë edhe krenari e pështirë për disa burra. Nëse do ti referoheshim kodit zakonor shqiptar, i cili sanksionon se burri që mban këtë status nuk i lufton rrugaçërisht femrat, aq më tepër kur ato janë simbol i një evenimenti apo institucioni shtetëror të një rëndësie të veçantë, ky kod nuk lejon as fyerjet ndaj femrës e aq më pak marrjen e gjakut përmes saj. Në të kundërt, ky kinse burrë, do të ndëshkohej rëndë moralisht, institucionalisht, ligjërisht apo edhe nga vetë kanuni. Gjithsesi, ndërsa një femër  zhburrëron mashkullin e tipit në fjalë, sidomos atë  hormonikisht të paorganizuar, xhelozia dhe urrejtja e këtij të fundit ndaj saj shtohet deri aty saqë kjo specie e thënë mashkull kërkon të prishë raportet humane, të zbehë njerzillëkun, të egërsohet kafshërisht deri në kufirin e papërgjegjshmërisë. Kjo gjë nuk ka ndodhur deri më sot, sepse po të ndodhte, menjëherë do të na shkonte në mendje znj. Chatherine Kieu Becker, nga Los Angeles, e cila për ta zhburrëruar bashkëshortin, i preu organin gjenital sepse ky i fundit e tradhtoi. Në rastin tonë situata është tjetër. As që bëhet fjalë për tradhti bashkëshortore, por për tradhti ndaj një morali  shoqëror dhe një kodi zakonor shqiptar ku burri nuk duhet të bëjë gjysmëburrin, aq më pak të luftojë me femrat. Kështu që,  ajo çka ka ndodhur, në Tiranë, dy ditë të shkuara, përbën më shumë rrezik se tradhtia e bashkëshortit të Chatherine Kieu Becker. Si e tillë, kur dikush shkel një kod zakonor, në një shoqërie të caktuar, meriton jo vetëm prerjen e organit gjenital, por edhe të testikulit. Nejse, ky eveniment social, kur një mashkull përballet me një femër  jo vetëm që përbën  një studim të veçantë, por duhet parë si sui-generis, të paktën në shoqërinë tonë burrërore. Kështu që, sulmi agresiv i deputetit në fjalë që të justifikohet të paktën politikisht duhet të ketë pasur dy shkaqe: i pari, nëse egos së gjysëm mashkullit të politikës i është faturuar nga znj. Rama, me apo pa të drejtë, fakti i të mos qënurit i tillë, gjë që nuk ka ndodhur në rastin në fjalë, edhe pse nuk do të ish keq të ndodhte pas kësaj konference bajate dhe i dyti, kur karrierizmi shfrenuar mashkullor i tipit hibrid transformohet në agresion antifemëror përmes formave dhe mënyrave primitive, antiligjore, kundrashtetare a kundrashoqërore, thjesht dhe vetëm për interesa pushteti bëhen vetvetiu modus-vivendi për dikë apo për disa që për ti gjunjëqëndruar pushtetit kalojnë çdo normë njerëzore. Në rastin e dytë, shterpësia mashkullore, ajo maniakale dhe e pa organizuar hormonikisht, arrin të shndërrohet në rrezik për shoqërinë, sidomos kur personazhi saj, vetëm dhe pse ndihet inferior, i fajshëm ligjërisht apo i zënë në gabim, i detyruar të jetë shërbëtor i pushtet-shtetit, vepron antiligjërisht, antilogjikisht e antimoralisht. Konkretisht, të sulmosh paturpësisht një femër që është, jo pak, por edhe Prokurore e Përgjithshme e një shteti demokratik, e përzgjedhur unanimisht, ligjërisht e aq më tepër edhe nga i njëjti mashkull-agresiv si  drejtuese e një pushteti të caktuar, organit të akuzës, si dhe udhërrëfyese për jo pak te tjerë meshkuj të sistemit, do të thotë të humbasësh logjikën, të kushtëzohesh nga interesa personale, të jesh i papërgjegjshëm intelektualisht apo, më tragjikja, të kesh lindur burrë i tipit dhe llojit Fatbardh Kadilli. Ky emër, deputet i mazhorancës qeverisëse, pak ditë më parë, turpërisht dhe pa burrni, deklaroi para mediave se ai ishte burri i pushtetit dhe Ina Rama, qoftë si femër e qoftë si Prokurore e Përgjithshme, nuk vlente. Turp! Aq më tepër, për një mashkull, të cilin, sinqerisht, nuk kam guxim ta quaj tamam burrë, edhe për faktin se u përballë me një femër kur fare mirë mund të qëndronte besnik i familjes së tij hormonale, gjinisë femërore. Për këtë rast unikal, tragjik apo vagabondesk, nuk kam tjetër koment veçse të uroj: zoti qoftë me këtë djalë të guximshëm! Parë nga ky këndvështrim, edhe ADN-ja e  shoqërisë tonë rrezikon të destabilizojë harmoninë gjenetike, jeta jonë mund të shndërrohet në nul, primitive e në rrezik të prishjes së raportit mes qënieve njerëzore, qofshin ato të njërës apo tjetrës gjini. Me pasoja çmoralizimin e moralit, injorimin e normave të së drejtës dhe degradimin e një sistemi vlerash deri në lakuriqësinë bajate të vlerësimit të një burri si të tillë kur e kundërta flet ndryshe. Sulmet agresive të deputetit Fatbardh Kadilli më kujtojnë, shpesh herë, historinë e drejtë por tragjike të 48-vjeçares Catherine Kieu Becker nga Los Angeles-i, e cila u bë famoze në të gjithë botën sepse e privoi  bashkëshortin nga të qënurit mashkull-burrë duke i prerë organin gjenital me arsyen se ai e tradhtonte. Për më shumë, kjo ngjarje më kujton edhe Silvia Kontin, prokuroren simbol të drejtësisë italiane te seriali televiziv La Piovra të Damiano Damiani-t, e cila nuk u frenua para mafies politike, por në fundin e ngjarjes ishte po ajo që, për hir të drejtësisë, ligjit dhe shtetit ligjor, nuk bëri as kompromis, as bashkëpunoi e as u tremb nga mafia politike. Madje, Silvia Konti, ju preu çdo organ vital burrave të mafies duke i pozicionuar me shpatulla pas murit.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›