E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncert recital i tenorit Riad Ymeri

Nga Express më 09 mars 2011 në ora 10:07

Tenori Riad Ymeri rikthehet para audiencës së Prishtinës me një koncert recital. I shoqëruar në piano nga pianisti Neritan Hysa, Ymeri do të interpretojë arie të përzgjedhura nga literatura operistike botërore, por edhe vepra të kompozitorëve shqiptarë, si Handell, Bach, Rizvanolli, Mozart, Donizetti, etj.

Mysafirë të mbrëmjes do të jenë flautistja, Marigona Qerkezi, dhe fagotisti, Meriton Ferizi.

Koncerti do të mbahet në Hollin e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, më 12 mars.

Ndryshe, recitali i tenorit Ymeri është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe nga Kuvendi Komunal i Prishtinës, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, IMAF dhe Radio Televizioni i Kosovës.

Koncerti mbahet si paralajmërim i edicionit të gjashtë të Festivalit Ndërkombëtar të Muziktarëve të Rinj, DAM 2011, i cili hapet më 27 mars në Sallën e Kuqe në Prishtinë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›