E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyshja 65-vjeçare kalon La Manche për herë të dytë

Londër, 10 gusht - Sue Oldham ka ndërmarrë një sipërmarrje të guximshme për moshën e saj dhe mori titullin e personit më të moshuar, e cila vetëm ka kaluar me not kanalin La Manche.

Sue për herë të dytë ka kaluar me notë Kanalin Anglez dhe ka vendosur kufirin e ri të moshës për gjyshet e gjyshërit e tjerë aventuristë, transmetojnë mediet angleze.

Për herë të parë ka kaluar kanalin në moshën 61-vjeçare, por titulli “i personit më të vjetër që ka kaluar kanalin me not” i është marrë një vit pas suksesit të saj. Kësaj here, për kalimin e kanalit i janë nevojitur 17 orë, 31 minuta e 11 sekonda.  Por, Sue ka paralajmëruar se edhe njëherë do të tentojë të thyejë rekordin e saj në not.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›