Lirisë i shtohet dhembja kur kujton se si luajti

Prishtinë, 10 korrik - Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Behajdin Gjinali, ka përjetuar shumë humbje, por kjo e së dielës kundër Trepçës së Mitrovicës ishte tepër e rëndë, pasi vlerëson se skuadra e tij në kohën më të madhe ishte më e mirë se rivalja.
Liria humbi në ndeshjen për Superkupën e Kosovës me rezultatin 2:0 pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta. Koha e rregullt u mbyll pa gola, por në vazhdime kampionia e Kosovës u tregua më e fortë se fituesja e Kupës, duke shënuar dy gola të shpejt brenda dy minutave.
"Jam shumë i dëshpëruar me humbjen që pësuam për Superkupën e Kosovës nga Trepça. Në këtë ndeshje humbëm me lojë të mirë, në pjesën e dytë krijuam shumë raste shënimi, por na mungoi vetëm goli. Ndihem i befasur, pasi loja shkonte në favorin tonë deri në momentin kur bëmë gabimin e parë në mesin e fushës që edhe rezultoi me pësim të golit. Në golin e dytë gabimi ishte i portierit, pasi nuk doli me kohë dhe nuk arriti ta mbyllte këndin e tij. Brenda dy minutave ne pësuam dy gola dhe për ne ishte fatale", ka thënë të hënën Gjinali.
Liria është ndër skuadrat që nuk pati tronditje këtë verë. Në skuadër pati stabilitet dhe përgatitjet shkuan mirë. Skuadra bëri disa ndryshime. U larguan Fitim Krusha, Alsid Tafili, Ermin Gjananoviq, Uliks Emra e Klodian Sulollari pë të zënë vendin e tyre Erdogan Brando, Agron Skeraj, Alban Dylazeka, Chukwudi Ogbonnaya e Vebi Alievski.
"Probleme nuk kemi pasur gjatë fazës përgatitore. Ne ishim të motivuar maksimalisht për këtë ndeshje. Atmosfera është shumë e mirë në skuadër dhe motivi për fitore ishte i madh, por kjo nuk u realizua. Shpresojmë të këndellemi dhe të tregojmë rezultate të mira në kampionat", ka thënë Gjinali.
Ndryshe nga skuadra e Lirisë, ajo e Trepçës në këtë ndeshje u paraqit me shumë tronditje. Vetëm dy ditë para ndeshjes me Lirinë, lojtarët bojkotuan stërvitjet për shkak të borxheve që kishte skuadra ndaj tyre. Po ashtu, edhe fillimi i përgatitjeve nuk premtonte shumë, pasi kishte pakënaqësi dhe bojkotim të stërvitjeve. Por gjithë këto, sipas trajnerit të Trepçës, Gani Sejdiu, lojtarët i kanë mbuluar me profesionalizimin e tyre.
"Futbollistët e mi janë treguar shumë profesionistë, ata dhanë maksimumin e tyre për të korrur fitore. Kanë qenë disa mosmarrëveshje në aspektin financiar, por ato do të kryhen siç u është premtuar. Unë jam i lumtur që arritëm të fitojmë Superkupën, por më shumë më gëzon fakti se si futbollistët e mi mbrojtën ngjyrat e klubit", ka thënë Sejdiu. "Në këtë ndeshje luajta me pesë lojtarë që ishin vetëm dy javë në përgatitje. Lodhja e tyre u vërejt në 25 minutat e pjesës së dytë, por shpresoj që do të përgatiten për fillim të kampionatit, pasi jemi duke punuar intensivisht me këta futbollistë. Mungesa e vetme në skuadër është Bardhyl Kaçiu, i cili do të na ndihmonte shumë po të kthehej".
Nga Trepça gjatë verës janë larguar portieri Suad Përtinac, mesfushori Patrik Doçi dhe disa futbollistë të tjerë. Me gjithë problemet financiare, "xehetarët" kanë transferuar Arsim Plepollin, Burim Sadikun, Shpëtim Fetahun dhe Isuf Sejdiun.