E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyshja më e re në Europë, 29-vjecarja italiane

NAPOLI- Quhet Giulia Elia napolitanja 29 vjeçare dhe është gjyshja më e re në Evropë. Një gjyshe e re rekord, ajo ishte vetëm 15 vjeçe kur mbeti shtatzënë me Annën vajzën e saj. Tani 14 vjeçe, e bija ka imituar të ëmën duke u bërë nënë shumë herët.

Julia, gjyshja-nënë 29 vjeçe, pranon se: "Unë e di se sa e vështirë është që të bëhesh nënë në një moshë të tillë, por tani dua një të ardhme të ndryshme për Annën ".

Pas tronditjes fillestare të shtatzënisë së bijës Giulia, tani po përballet me një angazhimin të dyfishtë. "Historia, pas meje, u përsërit në familje, dhe tani unë shoh mbesën time, si një vajzë të dytë me Annën”-thotë ajo.

Anna dhe babi Anthony 18 vjeç tani kanë lëvizur për të jetuar në shtëpinë e gjyshe Giulias, që mund të kujdeset për vajzën e vogël pas shkollës.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›