E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Luftë intensive ndaj kultivimit të drogës

GJIROKASTëR- Lazarati nuk do të mbajë peng integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe as në procesin e pritshëm të liberalizimit të vizave. Deklaroi drejtori i përgjithshëm të policisë së shtetit, Hysni Burgaj gjatë takimit në Gjirokastër për luftën ndaj kultivimit të lëndëve narkotike. Burgaj foli me nota të qarta përpara ministrave të pranishëm dhe ambasadorit të OSBE Robert Borsh, për një luftë intensive kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

“Trafikimi i lëndëve narkotike jep një imazh tepër negativ për Shqipërinë , ku nga kjo gjë janë prap të humbur qytetarë. është pengesë për liberalizimin e vizave dhe integrimin e vendit në BE, prandaj edhe policia e shtetit, pushteti lokal, institucionet shëndetësore dhe arsimore janë dhe duhet të vazhdojnë të jenë një bllok i pakalueshëm deri në eliminimin e plotë të këtij fenomeni kriminal” u shpreh Burgaj.

E njëjta gjë është theksuar dhe nga Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha ndërsa ambasadori i OSBE theksoi se Shqipëria ka ende punë për të bërë në luftën kundër drogës. Ndërkohë sugjerimi i tij ishte që Shqipëria ti japë prioritet kultivimit të produkteve të tjera të padëmshme për shëndetin edhe pse me më pak përfitim.
Takimi rajonal për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike u zhvillua në Gjirokastër, ku fshati Lazarat i këtij qarku njihet si mjaft problematik për kultivimin e kanabisit.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›