Berisha në Bruksel: Vizat, brenda 2010-ës
TIRANE- Kryeministri Berisha deklaron nga Brukseli, ku është duke marrë pjesë në samitin e Partive Popullore Europiane, se ka marrë garanci të plota për një vlerësim të ndershëm për të gjithë problemin e vizave për Shqipërinë. Edhe njëherë numri një i qeverisë shqiptare ka garantuar qytetarët se vendimi për heqjen e vizave do të merret brenda vitit të parë të mandatit të tij të dytë, ndërsa e shikon këtë proces të ndarë nga Bosnja duke kundërshtuar vendimin se bashku me këtë vend.
"Në takimet jam përqendruar fund e krye tek problemi numër një i shqiptarëve, liberalizimi i vizave. Kam marrë garanci të plota për një vlerësim të ndershëm për të gjithë problemin e vizave për Shqipërinë", tha sot Kryeministri Berisha në përgjigje të interesimit të mediave të pranishme në Bruksel.
Burime të zyrës së Shtypit në kryeministri zhvilloi një serë takimesh me kryeministra të qendrës së djathtë, Kancelaren Angela Merkel, Kryeministrin Silvio Berluskoni, Kryeministrin Fredrik Reinfeld, Kryeministrin Jean-Claude Juncker, etj. Temë kryesore e këtyre takimeve ka qenë liberalizimi i vizave për qytetarët shqiptarë.
"Ju garantoj se çështja e vizave është në rrugë të mbarë. Kjo është e sigurt. Ky është një proces që bazohet në realizimin e të gjithë treguesve teknike dhe kam shumë kënaqësi se tani që bëhen krahasimet, arrihet në dritën e diellit, arritjet e Shqipërisë janë shumë shprehëse, flasin vetë" theksoi kryeministri Berisha.
(e.n/BalkanWeb)