E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti i Sarajevës më 1 qershor problem Kosova e Serbia

BRUKSEL- Për 1 qershor të këtij viti është caktuar data e mbajtjes së Samitit të Sarajevës në mes të BE-së dhe shteteve të Ballkanit. Spanja shpreson që do të mund të mbledhë në këtë takim të gjithë aktorët e rajonit.

Sipas zyrtarëve të BE-së, drejtorët politikë të shteteve anëtare të BE-së do të mblidhen në Vjenë, disa ditë para takimit, për të diskutuar dy problemet më të mëdha: mënyrën e përfaqësimit të Kosovës, dhe atë se çfarë mesazhi duhet të bartë “Deklarata e Sarajevës”. Suksesi i Sarajevës varet nga ajo nëse gjenden përgjigje në këto pyetje, në mënyrë që të shmanget përsëritja e Bërdos, samit që u bojkotua nga presidenti i Serbisë, Boris Tadic, dhe disa liderë të BE-së.

Burime brenda BE-së, i kanë thënë “EU Observerit” se problemi i përfaqësimit të Beogradit dhe Prishtinës në të njëjtën kohë, dhe ndarjet për pavarësinë e Kosovës brenda BE-së, janë komplikuar aq shumë sa Spanja më me dëshirë do të hiqte dorë nga organizimi i samitit, nëse kjo do të ishte e mundur.
(m.a/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›