Gjysma e Tiranës pa energji, CEZ mjaftohet me njoftimin!

Megjithatë, zakoni rutinor për ndërprerje të energjisë, nuk përbën ndonjë shqetësim për kompaninë që merret me furnizimin, e cila në të shumicën e rasteve mjaftohet me një njoftim për shtyp.
Që prej mesnatës së shkuar, zona të tëra në kryeqytet nuk kanë energji elektrike dhe si gjithmonë, motivi është i njëjtë, për shkak të avarive në rrjet. Kështu, sipas CEZ Shpërndarje, pa energji ndodhen zonat e Babrrusë, Tufina, Komuna Dajt, Rruga "Aleksandër Moisiu", si edhe fshatrat Shupal, Shënmëri, Qafë Mollë, etj.
“Ekipet e CEZ Shpërndarje po punojnë intensivisht për riparimin sa më të shpejtë të difektit dhe rikthimin e energjisë”, thuhet në njoftimin e shkurtër. Javët e fundit, janë bërë të zakonshme defektet që me sa duket do vijojnë gjatë kësaj periudhe. /S.Ll/Start/
2011-12-19 16:17