Morsi dha betimin para popullit egjiptian

Deklarata e të parit kryetar shteti civil të vendit, të zgjedhur në mënyrë demokratike, erdhi në vigjiljen e ceremonisë së tij zyrtare të betimit.
Morsi edhe një herë u zotua të jetë një president për të gjithë egjiptianët.
“Jeni ju burimi i çdo autoriteti dhe legjitimiteti. Zotohem të mos shpërdoroj pushtetin që më jepet si president, por të jem një kryetar i denjë shteti për të gjithë ju”, tha Morsi.
Me këto fjalë, 61 vjeçari bëri praktikisht një betim simbolik përpara njerëzve që protestonin ndaj sundimit ushtarak të vendit, ndërsa ceremonia e vërtetë u zhvillua të shtunën përpara Gjykatës Kushtetuese.
Vëllazëria Myslimane, në emër të së cilës Morsi kandidoi në zgjedhje, kish deklaruar më parë se betimi do të bëhej përpara parlamentit, por ky i fundit u shpërbë javën e kaluar nga Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura.
Disa vëzhgues thonë se kjo mosmarrëveshje mund të jetë faza e parë e një lufte për pushtet mes Vëllazërisë Myslimane dhe ushtarakëve në Egjipt.