E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjysma e shqiptarëve në moshë pune kanë një kredi

Raporti i Mbikëqyrjes i BSH. Të dhënat nga regjistri i kredive

Pothuajse gjysma e shqiptarëve në moshë për punë kanë një kredi aktive në sektorin bankar. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë të publikuara në raportin e mbikëqyrjes tregojnë një rritje të kredive të raportuara në sistem, falë regjistrit të kredive.

Nga viti në vit raportimi është rritur ndjeshëm dhe në fund të vitit 2011, në sektorin bankar rezultonin mbi 349 mijë kredi aktive, pra kredi që janë në proces shlyerjeje. “Viti 2011, që shënon dhe vitin e katërt të funksionimit të Regjistrit të Kredive në Bankën e Shqipërisë, u karakterizua nga pasurimi i tij me subjekte të reja dhe ngushtimi i gamës së produkteve të ofruara nga përpunimi i të dhënave të regjistrit të kredive.

Në total, në fund të vitit 2011 numërohen 725 265 kredi të raportuara, nga të cilat 349 350 janë kredi aktive”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.

(Lajmin e plote e lexoni sot ne gazeta Panorama, versioni print)

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›