E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjysma e shqiptarëve vdesin nga sëmundjet e zemrës

Shqipëria është shteti me vdekjet më të larta nga sëmundjet e zemrës, sipas një studimi të kryer nga Instituti i Shëndetit Publik. Një në dy bashkëqytetarë tanë fundin e jetës e ka pikërisht nga sëmundjet e zemrës, qofshin këto infarkte akute apo sëmundje me kohëzgjatje më të madhe të zemrës.
Rezultatet
Shqipëria vazhdon të regjistrojë shifra të larta vdekjesh nga sëmundjet kardiovaskulare, duke e renditur atë në vendin e parë të listës së vdekshmërisë në vend. Instituti i Shëndetit Publik deklaron se një në dy shqiptarë vdes nga sëmundjet kardiovaskulare, në një kohë që këto vdekje mund të parandalohen.
Sipas një studimi të kryer nga ISHP, gati gjysma e numrit të vdekjeve janë nga problemet e koronareve.
Të gjithë ekspertët e shëndetësisë sot besojnë se sëmundjet koronare mund të parandalohen krejtësisht apo mund të shtohen në kohë duke shmangur një numër të madh vdekjesh të parakohshme.
Sipas tyre, një kontribut të rëndësishëm në uljen ose mbajtjen nën kontroll të rasteve me sëmundje kardiovaskulare ka edhe trajtimi i hershëm i faktorëve të rrezikut, të cilët janë diabeti, duhanpirja, hipertensioni, hiperkolesterolemia, obeziteti, familjarë me sëmundje të zemrës.
Në studim thuhet se sëmundjet koronare janë shumë më të larta në disa vende në krahasim me disa vende të tjera, kështu në vendet në veri dhe në lindje të Evropës si Britania e Madhe, Vendet Skandinave, Polonia, Rusia etj, kanë një prevalencë shumë më të lartë (deri në dy e më shumë herë më të lartë) se sa vende të tilla si Franca, Italia, Spanja apo Greqia.
Kur duhet bërë EKG-ja
Shpeshherë drejtohemi për të bërë EKG, edhe pse jo në të gjitha rastet është e domosdoshme. Rastet më të shumta që bëhet një EKG, janë tek të sëmurët me zemër. Për këtë kardiologët kanë dhënë disa këshilla se në cilat raste duhet bërë një ekokardiografi dhe elektrokardiogram.
Elektrokardiogrami është një njohje nga jashtë që bëhet nëpërmjet elektrodave të cilat vendosen në gjoks dhe tregojnë aktivitetin e zemrës. Pas lindjes dhe përhapjes së stimulit elektrik nga arteria tek vertrikolat ka bërë që të derivojë aktiviteti mekanik i zemrës, i ngjashëm me atë të një pompe. Paraqitja grafike e aktivitetit elektrik të zemrës dhe e evidentuar në një letër me katrorë quhet elektrokardiogram. Ajo mund të tregohet edhe skematikisht, në një kopje normale me kalk, të cilat janë të njohura nga çdo rrahje zemre tri valë pozitive, njëra është e drejtuar lart vijës bazë, e quajtur linjë isoelectric, dhe dy valët negative, të drejtuara më tepër në rënie. Duke interpretuar të dhënat e derivuara mund të kemi informacione të rëndësishme për shëndetin e zemrës.
Duhet ditur fillimisht që elektrokardiogrami vlerëson frekuencën kardiake, praninë e ndonjë sëmundjeje apo ritmi të çrregullt zemre, zmadhimin e zemrës ose disa prej pjesëve të saj, prania e çrregullimeve të elektroliteve, pra të ndryshimit në përqendrimin e joneve si natrium dhe kalium në gjak, në disa raste zbulon prezencën në zemër të një sulmi të mëparshëm.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›