Gjysma tjeter e Ema Ndojes

E larguar nga Shqiperia prej 20 vitesh del ne skenen e TOB-it ne koncertin Udhetim Dimri. Rrefimi i shkurter pas kuintave i aktores se kinemase ne vitete 1980-90
Skena e Teatrit te Operes rralle eshte dukur aq e afert e ngrohte e mbledhur sa dy net me pare kur aktorja Ema Ndoja e larguar prej 20 vitesh nga Shqiperia interpretoi poezi nga Vilhelm Myler kur mexosopranoja Vikena Kamenixa kendoi ne 70 minuta 24 kenge te Shubertit e shoqeruar nga pianistja Merita Rexha Tershana.
Cikli Udhetim dimri 1823-1824 nje botim ne nje botim shqip-gjermanisht i perkthyer nga Ardian Klosi iu prezantua po ate nate spektatorit ne hollin e Operes.
Pergatitje te shkelqyer tregoi mexosopranoja Vikena Kamenica.
Ai ambjent ishte i veshur krejt ndryshe. E ndricuar ne menyre optimale e dekoruar me objekte ngjyre pane skena e TOB-it falte qetesi dhe ia bente me te lehte degjuesit rrugen per te shpirti i heronjve romantike.
Ne dy ekrane te medhenj ne qender projektoheshin hapesira te pamata te bardha pyjesh drure te larte qe vareshin nga pesha e debores dhe murlani kishte marre perpara gjithcka kishte gjetur.
Ne kete vend poeti heq e vuan dhe mbytet nga kujtimet per vendin qe i duket i huaj per vajzen qe aq shume e deshi. shte veper e forte me emocion me peshe te madhe psikologjike thote Kamenica qe ia doli qe ne cdo pjese te ishte e fresket edhe pse nuk e la asnjehere skenen qofte edhe per te njomur fytin.
Per interreise Udhetim Dimri te Shubertit Kamenica ka bere nje trajnim keto kohe ne shkollen e muzikes ne Hanover. Atje pjesa ishte popullore studentet njihnin tekstin dhe muziken ne detaje.
Vikena u frymezua qe publiku shqiptar ta njohe vepren. Duhet te imponojme vlera. shte detyra jone qe te realizojme vepra te bukura ta njohim publikun me te rene dhe ta bejme qe vertet te filloje te zgjedhe dhe te behet ai selektiv i muzikes i artit ne Shqiperi.
Pianistja Merita Rexha Tershana e ka te njohur Shubertin dhe i pelqen sensibiliteti i tij.
Per Shubertin kane thene qe i ben tingujt te kendojne dhe muziken te flase.
Per kete arsye pianistja jo vetem duhet te punonte me zerin e Kamenices ta mbeshteste kengetaren por te njihte dramaturgjine ti jepte ngjyrimet e veta cdo pjese pra ne nje fare menyre pianoja te ishte personazh.
Prej treshes elegante projektoret ishin drejtuar pak me teper te Ema Ndoja gruaja e hijshme qe te gjithe pershendesnin ne fund te programit por jo te gjithe e bashkonin portretin e zonjes se re me ate te roleve qe ka pasur ne kinemane shqiptare te viteve 1980.
Zeri i Ndojes intonacioni diksioni vinin theksin aty ku duhej ne vargjet e Mylerit. Por Ema refuzon te kete te perbashketa me poetin romantik nga Sanksonia. E ndjen dhimbjen e tij kur pohon per vendlindjen I huaj hyra ketu nje dite dhe prape i huaj po dal.
Kurse Ema thote se Shqiperine e ka me vete. Ajo ndjen emocion nostalgji per vendin qe ka lene 20 vite me pare por serish ndihet optimiste. Une si heroi nuk do te shkoja ne tragjedi.
Jeta e saj i perket dy koheve dy vendeve. 20 vitet e para i ka jetuar ne Shqiperi dhe pas viteve 90 ne Gjermani. Malli sa vjen dhe i eshte fashitur. Familja e madhe shkodrane e ndjek traditen e takimeve familjare edhe tani qe femijet jane te shperndare ne skaje te Evropes. Keshtu Ema nuk ndjen vetmi.
fare ben ne Gjermani
Vazhdoj nje rruge tjeter por merrem edhe me art. Merrem ne menyre sezonale. Punoj per Berlinalen festivalin e filmit ne Berlin ku kam disa vite qe jam edhe kuratore. Bej perzgjedhjen e filmit shqiptar ne trevat shqipfolese. Kam vite qe e ndjek Berlinalen dhe deshira ime ishte qe te vinte nje film shqiptar. Me ne fund endrra ime u realizua.
Ema Ndoja ka interpretuar ne kinema ne vitet 1980-90 rolin e Rines te filmi Ne prag te jetes balerines te Pranvera serdhi vetem me regji te Piro Milkanit Mirketes te Guri i Beses i Mark Topallajt Ana Perlatit te Flete te Bardha i Mevlan Shanajt dhe Donikes te Balada e Kurbinit me regji te Kujtim ashkut.
Si i vlereson tani Ema Ndoja angazhimet ne kinemane e kohes Po te kisha pasur mundesi te zgjidhja vete mbase do te isha treguar me e rrepte me zgjedhjen e roleve me kerkuese por sic dihej ne ate kohe nuk ishte gjithmone ne doren tone nuk ishte ne varesine tone perfundon biseden Ndoja pa u ndalur ne detaje dhe pa e shteruar pyetjen.
Ne Shqiperi mund te kthehet sa here te kete nje oferte te mire.