Shprese per Rigertin dhe Gramozin
Nga SHBA merret persiper mjekimi pas apelit ne Shekulli
Apeli ne gazeten Shekulli per dy vellezerit e mitur te lindur me vrime ne zemer ka marre edhe pergjigjet e para nga lexuesit tane jashte vendit. Pas artikullit te djeshem ku citoheshin prinderit e vogelusheve Rigert Brace 2-vjec dhe vellait te tij 9-muajsh Gramozit ka kontribute konkrete per ndihme.
Ka shpresa qe Rigerti 2-vjecar te mund te terhiqet ne Amerike per tu kuruar atje. Pashe foton e femijes me semundje ne zemer dhe me erdhi shume keq. Kontaktova nje mikun tim te ngushte i cili eshte president i nje Rotary Club ketu ku banoj Nju Xhersi.
I tregova videon dhe me tha qe do te na duhet me shume informacion per familjen ne menyre qe personi qe ndodhet ne Tirane te mund te kontaktoje familjen. Klubi qe ai kryeson ka marre persiper femije me semundje ne zemer dhe i kane sjelle ne SHBA per tu operuar.
Si shembull mund te jap nje femije nga Vlora i cili ishte ketu para 6-7 muajsh me te njejtat simptoma dhe operacioni u krye me sukses dhe femija u kthye ne Shqiperi shendosh e mire. Kerkoj ndihmen tuaj me cfaredo informacioni qe mund te na jepni per kete familje- perfundon letra.
Shekulli ka kontaktuar dje derguesin e propozimit dhe e ka lidhur ate me familjen e dy femijeve ne Fier.
Nje tjeter lexues ka ofruar ndihme qe familja te kontaktoje me nje shoqate bamirese austriake Allianz fuer Kinder e cila ndihmon prej shume vitesh ne kurimin e femijeve me semundje te tilla. Trajtimi merret persiper ne spitalet e Austrise dhe shoqata ka nje person kontakti ne Shqiperi.
Familja Brace eshte banore e lagjes Afrim i Ri ne Fier.
Bashkeshortet kane tre djem. I madhi eshte ne klase te pare ndersa dy te tjeret ne moshen 2-vjec dhe 9-muajsh. Dy te vegjlit rrezikojne te humbasin jeten per shkak te problemeve kardiake qe ne lindje. Babai i tyre thote se femijet e tij mund ti rikthehen jetes normale por duhet ti nenshtrohen nje nderhyrjeje kirurgjikale e cila ka nje kosto financiare prej rreth 7 000 eurosh.
Gjendja e rende ekonomike ne te cilen ndodhet nuk i jep mundesi te perballoje shpenzimet e operacionit per te pakten njerin prej femijeve. Kryefamiljari Afrimi thote se paga qe ai merr eshte 29 000 leke dhe as qe mund te mendohet qe me te ai te arrije te perballoje operacionet e femijeve.
Me te ardhurat mujore mezi perballohen shpenzimet e perditshme e nderkohe Afrimi pohon se ka me shume se nje vit qe nuk ka shlyer as detyrimet e energjise elektrike jeton me qira dhe i duhet te paguaje edhe per shtepine ku jeton. Ne dyqanin ushqimor te zones kryefamiljari eshte tashme debitor ne shifren prej rreth 400 000 lekesh te reja.
2-vjecari me deformime ne zemer apel shtetit per jeten
APELI/ Jane i pari 2 vjec dhe i dyti 9 muajsh e megjithate rrezikojne te humbasin jeten per shkak te problemeve kardiake qe ne lindje. Babai i tyre thote se femijet e tij mund ti rikthehen jetes normale por duhet ti nenshtrohen nje nderhyrjeje kirurgjikale e cila ka nje kosto financiare prej 7 mije eurosh
FIER - Jane i pari 2 vjec dhe i dyti 9 muajsh e megjithate rrezikojne te humbasin jeten per shkak te problemeve kardiake qe ne lindje. Babai i tyre thote se femijet e tij mund ti rikthehen jetes normale por duhet ti nenshtrohen nje nderhyrjeje kirurgjikale e cila ka nje kosto financiare prej 7 mije eurosh. Gjendja e rende ekonomike ne te cilen ndodhet nuk i jep mundesi te perballoje shpenzimet e operacionit per te pakten njerin prej femijeve.
Familja Brace jeton ne lagjen Afrim i Ri. Bashkeshortet kane tre djem. I madhi eshte ne klase te pare ndersa dy te tjeret ne moshen 2 vjec dhe 9 muaj.
Dy te fundit kane lindur me probleme ne zemer. Kryefamiljari Afrimi thote se paga qe ai merr ne kompanine Albpetrol eshte 29 000 leke dhe as qe mund te mendohet qe me te ai te arrije te perballoje operacionet e femijeve. Me te ardhurat mujore mezi perballohen shpenzimet e perditshme e nderkohe Kujtimi pohon se ka me shume se nje vit qe nuk ka shlyer as detyrimet e energjise elektrike aq me teper qe jeton me qira dhe i duhet te paguaje edhe per shtepine ku jeton.
Kryefamiljari thote se ushqimet ne dyqan i merr me liste dhe te gjitha borxhet qe ka tashme i kane arritur ne shifren prej rreth 400 000 lekesh te reja.
Bashkeshortet Brace shpresojne qe dikush ti ndihmoje per te kryer nderhyrjen kirurgjikale te femijeve me qellim qe dy te vegjlit te vijojne jeten si dhe bashkemoshataret e tyre.
Historia
Afrimi dhe Flutura prisnin qe vrima ne zemer e djalit te tyre te largohej me vitet por tashme u kane thene se ajo ka deformuar zemren e foshnjes. Femija 2-vjecar duhet ti nenshtrohet nje nderhyrjeje kirurgjikale te menjehershme ne zemer por pamundesia financiare ben qe prinderit te luten cdo mbremje per nje mrekulli nga Zoti. Flutura 32 vjece eshte nena e tre djemve Horgesit 8 vjec Rigertit 2 vjec dhe Gramozit vetem 9 muajsh.
Ata jetojne ne nje hyrje pallati me qira ne lagjen periferike te Fierit. Vetem djali i madh ka shpetuar nga torturat shendetesore. Horgesi eshte ne klasen e pare dhe gezon shendet te plote ndryshe nga dy vellezerit me te vegjel. Gramozi me i vogli ka ende shpresa per rikuperim por Rigerti tashme ka kaluar ne kufirin kritik duke rrezikuar dhe jeten.
Djali vetem 2 vjec shpeshhere peson gjendje te fikti si shkak i mosfunksionimit te mire te zemres. Ai ka lindur me vrime ne zemer e cila fillimisht nuk ka qene problem as per mjeket duke shpresuar ne nje rikuperim te shpejte me kalimin e kohes por tashme cdo gje ka ndryshuar.
Me thane qe zemra do te rifitoje shendet me kalimin e kohes. Shume kane lindur me vrime ne zemer por ajo eshte zhdukur gjate viteve. Shpresa beri qe ne te mos shqetesoheshim dhe te arrinim deri ne marrjen e nje lajmi te mire te zhdukjes se kesaj vrime. Por kur kemi pare se Rigerti nisi problemet me frymemarrjen jo te rregullt kalonte shume here ne gjendje te fikti i beme nje tjeter kontroll.
Aty mesuam se tashme nuk kishim te benim me me nje vrime ne zemer por dhe me nje zemer te deformuar thote me lot ne sy Flutura. Ajo qe i shqeteson keta prinder eshte pamundesia financiare per te rifituar shendetin e femijes se tyre. Nuk kemi asgje cti ofrojme femijes sone. Me rrogen time mezi ushqehemi dhe paguajme qirane pasi dritat kemi 2 vjet qe nuk i paguajme.
Pa mbaruar muaji lista e ushqimeve eshte e gjate dhe ne serish mbetemi borxh pa paguar deri ne shtim te borxhit cdo muaj. Kur mendojme se kemi nje hall qe nuk na le te fleme dhe as te hame mendojme se do te duhen vite te tera qe te mos ushqehemi dhe parate i grumbullojme dhe serish nuk do te arrijme te plotesojme parate per operacionin e djalit. Vetem operacioni do te pakten 7 000 euro pa perfshire shpenzimet e tjera mjekesore. Ku do ti gjejme ato thote Afrimi.
Ai punon prej 4 vjetesh ne sektorin e naftes ku merr nje page prej 29 mije lekesh te cilat nuk arrijne as per ushqim me kete rritje cmimesh dhe jo me per qira ilace apo sherbime te tjera. Nuk na ndihmon kush as komuna as njerezit tane te cilet kane hallet e tyre dhe nuk kane mundesi por as ndonje fondacion. Kemi kerkuar gjithmone ndonje drite shprese te pakten nga ndonje fondacion por cdo gje ka qene e kote. Tani i lutemi shtetit ose atyre qe na degjojne qe te pakten te bejne ndonje perpjekje per te shpetuar nje jete femije.
Do te falja cdo gje vetem femijes tim mos ti kercenohet jeta. Kam frike per te ndaj do tju lutesha te gjithe atyre qe mund te ofrojne qofte dhe nje ndihme te vogel qe mund te sherbeje per shpetimin e nje jete perfundon ne apelin e tij per jeten e djalit 2-vjecar Afrim Brace.