E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjysmë toni marihuanë konfiskohen në Maqedoni

Autoritetet maqedonase kanë konfiskuar më shumë se gjysmë toni marihuanë në një kamion në kufi me Shqipërinë, si dhe kanë arrestuar ngasësin, njofton AP.

Policia tha se 540 kilogramë të drogës ka një vlerë prej 3 milionë eurosh.

Ministrja e Brendshme, Gordana Jankulovska e përshkroi konfiskimin e së hënës, si konfiskimin më të madh të vetëm një dërgese në Maqedoni.

Sipas policisë, droga është prodhuar në Shqipëri dhe kishte për synim kontrabandimin në Evropën Perëndimore./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›