E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderohet Qosja, mungon Kadare

Në një ceremoni të posaçme në qytetin e Vlorës kryetari i bashkisë Shpëtim Gjika vlerësoi figurën e akademikut Rexhep Qosja dhe ish-ambasadorit amerikan në Shqipëri John Withers, duke u dorëzuar titullin “Qytetar nderi”.

Por nw ceremoni ka munguar shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare.

Në fjalën e tij Gjika vlerësoi diplomacinë e Withers në kohën që mbante detyrën e kryediplomatit amerikan në Shqipëri, ashtu sikundër edhe veprimtarinë e akademikut Qosja për Shqipërinë dhe Vlorën në veçanti.

Gjika e vlerësoi shkrimtarin Qosja si pasardhës të rilindësve shqiptarë. Duke iu referuar diplomatit amerikan qytetari i parë i Vlorës tha se Withers ka luajtur rol thelbësor në Shqipëri në kohën që drejtonte diplomacinë amerikane në vendin tonë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›