Valle shqiptare midis Zagrebit

Festa e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë po festohet kudo që ka shqiptarë.
E një organizim për nder të kësaj feste është bërë edhe në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb.
Në një foto që ka siguruar Indeksonline, shihet një grup i valltarëve duke vallëzuar në rrugët e Zagrebit.
Në Kroaci, e sidomos në kryeqytet në Zagreb, jetojnë shumë shqiptarë, të cilët nuk kanë hezituar dhe kanë dalë të festojnë festën më të madhe të shqiptarëve./Indeksonline/