Gjysmëfinalet e Champions, Liverpuli, favoriti i basteve
Luhet Liverpul-Çelsi për gjysmëinalet e Ligës së Kampioneve (sot ora 20:45) dhe polemikat kanë mbërthyer jo vetëm median britanike, por edhe kampet e dy kluneve, përfshirë edhe trajnerët. Si spanjolli Rafa Benitez i Liverpulit ashtu edhe izraeliti Avram Grant i Çelsit janë shenjestër të bosëve të klubeve të tyre, pasi nga kualifikimi në finale apo nga dështimi varet edhe fati i tyre për sezonin e ardhshëm. Pronarët e Liverpulit, miliarderët amerikanë Hiks e Xhillet janë të ndarë në lidhje me të ardhmen e Benitezit, i cili e ka çuar dy herë në tri vitet e fundit Liverpulin. Nga ana tjetër, Grant, i cili zëvendësoi Murinjon, kritikohet për lojën aspak spektakolare që ofron skuadra londineze. Sot, për Çelsin do të jenë të gatshëm Lamparrd e Drogba, ndërsa do të mungojë Esien. Për Liverpulin rikthehet Xherard. Por, edhe pse historia thotë Liverpul, Çelsi duhet të provojë sërish. Kjo është motoja që skuadra e Avram Grant duhet të ndjekë përballë Liverpulit, ku në tre sezone blutë e Londrës duhet të vihen përballë skuadrës së Rafa Benitesit pikërisht në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Nëse në dy përballjet e para (2005 dhe 2007) ndeshja e parë është luajtur në “Stamford Bridge”(në të dyja rastet Çelsi është mundur 1-0), këtë herë do të jetë “Anfield Road” stadiumi që do të presë ndeshjen e parë. Nga ana tjetër Rafa Benites duket më i qetë. Stivën Xherrard ka rikuperuar nga dëmtimi në gju që e la jashtë në ndeshjen ndaj Fulhamin dhe do të jetë gati për supersfidën. Trajnerin spanjoll të Liverpulit nuk e shqetësojnë aspak zërat për një interesim të Çelsit për Xherrardin duke e cilësuar si diçka normale për lojtarët e mëdhenj. Kapiteni i Liverpulit bashkë me Xhemi Karrager dhe Fabio Aurelion duhet të bëjnë kujdes pasi nëse do të ndëshkohen me karton të verdhë nuk do të kenë mundësinë për të luajtur ndeshjen e kthimit. Për Liverpulin e gjithë vëmendja do të jetë e përqendruar tek Fernando Torres, i cili në shtatë ndeshjet e fundit në “Anfield Road” (përfshirë të gjitha kompeticionet) ka arritur gjithmonë të gjejë rrugën e rrjetës. Pesë herë kampionët e Evropës kanë arritur t’i fitojnë shtatë gjysmëfinalet e fundit në kompeticionin më të rëndësishëm në Evropë, në kontrast me Çelsin që ka dështuar në tre tentativat e fundit.
22 Prill 2008