Piktura e Artan Shabanit në Galerinë “Roma” të Sirakuzës
Ekspozita e artistit Artan Shabani ka tërhequr vëmendjen e publikut italian drejt kulturës shqiptare të përtej Adriatikut. Galeria “Roma” e Sirakuzës do të mbajë të ccelur deri më ditën e sotme ekspozitën me punët e piktorit shqiptar Artan Shabani. “At the end of the road” (Në fund të rrugës) është titulli që artisti ka zgjedhur për ekspozitën e tij të radhës në ishullin siccilian. “Ndoshta është nisur nga fakti se Sirakuza ndodhet në fund të rrugës europiane, si stacioni i lamtumirës, ndoshta e shikon këtë vend si portin e fundëm europian, përtej të cilit ka popuj dhe kultura të tjera, të ndryshme nga ato që jemi mësuar të shohim”, - kështu shprehet me stë tjerash media italiane për piktorin shqiptar. Kritiku sirakuzian, Korado Di Pietro thotë: “Aftësia për të përdorur me menccuri efikasitetin e materies nuk vjen asnjëherë e mangët në punët e piktorit Shabani, i cili jo rastësisht, arrin që të shprehë në mënyrën më brilante kompozimet e arrira, ku gjurma e mishëruar e ngjyrave ekuilibrohet me madhështinë e vlerave vizuale”. Sipas kritikës, Artan Shabani është një piktor i rafinuar dhe me një instikt sensual.
22 Prill 2008