E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni



Shkon një shqiptar te shtëpia e krijuesit të gjithësisë dhë pasi hyn në njërën nga dhomat, fillon të kundrojë me kujdes sistemimin e veccantë. Nëpër mure të binin në sy vetëm ora të varura. Papritur Zoti hyn në shtëpi dhe shqiptari i habitur nuk mund të mos ta pyeste:
-O Zot, ccfarë janë të gjitha këto gjëra, që ngjajnë si ora dhe që janë të varura nëpër muret e shtëpisë tënde?
Zoti i përgjigjet:
-Këto janë orat e të gjitha vendeve të botës dhe po të shikosh me vëmendje akrepat e tyre, ato lëvizin sipas korrupsionit që ekziston në këto shtete.
Shikon lajmëtari orën e Anglisë, së cilës akrepat i lëviznin pak më shpejt se normalja, e shikon pastaj, edhe atë të Italisë, së cilës akrepat i lëviznin shumë më shpejt se ora e Anglisë. I mbeti merak se nuk po i zinin sytë asgjëkundi orën e vendit të tij, Shqipërisë;
-Me gjithë këtë ngrohje globale që ka ndodhur kohët e fundit, orën e Shqipërisë e kam ccuar në dhomën e gjumit në vend të ventilatorit. – sqaron Zoti.

22 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›