Gjysmëhëna e Kuqe shpërndanë 5 mijë pako ndihma për skamnorët

Prizren, 31 gusht – Gjysmëhëna e Kuqe në bashkëpunim me KFOR-in turk do të shpërndajnë ditëve në vijim pesë mijë pako 21 kilogramësh ndihma ushqimore për familjet skamnore të Kosovës.
Me rastin e pranimit të këtyre ndihmave ka marr pjesë edhe ambasadori i turk në Prishtinë, Metin Husrev Unler dhe përfaqësuesi i kësaj organizate humanitare, Hasan Karahor.
Diplomati turk me këtë rast ka thënë se Turqia një kohë të gjatë është duke i ardhur në ndihmë Kosovës dhe se edhe Gjysmëhëna e Kuqe është e përfshirë në aktivitete të rëndësishme në këtë vend. Ai ka bërë të ditur se pesë mijë pako ushqimore të dhuruara nga kjo organizatë humanitare do tu shpërndahen nga ushtarët turq që shërbejnë në KFOR.
Përfaqësuesi i Gjysmëhënës së Kuqe, Hasan Karahor, ka thënë se ndihen të lumtur që si viteve të kaluara edhe këtë herë po ju vijnë në ndihmë, siç është shprehë ai, vëllezërve kosovar në Muajin e shenjët të Ramazanit.
“Tash më Gjysmëhëna e Kuqe është duke bërë një ndihmë edhe për vërshimet në Pakistan. Gjithashtu jemi të gëzuar që edhe vendit të pestë jemi duke i ardhur në ndihmë ne si organizatë bashkë me Kryqin e Kuq”, ka deklaruar Karahor.
Ai ka bërë të ditur se pakot 21 kilogramësh përmbajnë artikuj esencial ushqimor për një familje.