Nazim Bllacës i vazhdohet për 2 muaj arresti shtëpiak

Prishtina, 31 gusht – Nazim Bllacës i është vazhduar edhe për dy muaj masa e arrestit shtëpiak, nga një panel prej tre gjyqtarëve të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë. Arresti i është vazhduar deri më datën 26 tetor, ndërsa EULEX-i ka arsyetuar vendimin me hetimet që janë duke u bërë në rastin Bllaca. Zëdhënësja e EULEX-it, Kristiina Herodes, ka thënë se vazhdimi i arrestit shtëpiak është bërë për shkak të hetimeve që janë duke vazhduar. Sipas Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, përkatësisht nenit 284 për veprat penale që dyshohet Bllaca, arresti shtëpiak mund të vazhdojë maksimum deri në një vit. Nëse edhe pas një viti të mbajtjes së tij në arrest nuk ka aktakuzë, sipas ligjit, ai duhet të lirohet.
Tri javë më parë, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen në rastin Bllaca, Policia e EULEX-it ka bastisur e më pas edhe ka marrë në pyetje ish- komandantin e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, Azem Syla. Bllaca kishte akuzuar Sylën dhe disa biznesmenë e fytyra politike të Partisë Demokratike të Kosovës se kanë kryer vrasje politike dhe krime të tjera të rënda, si pjesë e skuadrave vrasëse të Shërbimit Informativ të Kosovës, pjesë e të cilave struktura ka deklaruar se është edhe vetë Bllaca.