Manaj: Bukoshi nuk është anëtar i LDK-së

Prishtinë, 31 gusht – Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramë Manaj, ka thënë se Bujar Bukoshi nuk mund të bëhet kandidat për kryetar të kësaj partie, sepse ai nuk është anëtar i saj. Në një intervistë dhënë televizionit Klan Kosova, z. Manaj ka shpjeguar se z. Bukoshi është kryetar i një partie tjetër, PREK, dhe se ai kishte hyrë në listën e kandidatëve të LDK-së për zgjedhjet e fundit parlamentare si përfaqësues i PREK-ut. Z. Manaj nuk e përjashtoi mundësinë e kandidimit të z. Bukoshi për strukturat drejtuese të LDK-së, me kusht që ai të rikthehet në LDK para fillimit të zgjedhjeve të brendshme partiake, që do të fillojnë në muajin shtator. Ai tha se z. Bukoshi dhe të gjithë ata që dëshirojnë të kthehen ose të bëhen anëtarë të LDK-së janë të mirëseardhur, por theksoi se ata nuk mund të kandidohen për strukturat drejtuese të partisë, në qoftë se nuk e bëjnë këtë sipas statutit të partisë, që nënkupton përfshirjen në procesin zgjedhor të LDK-së, në të gjitha nivelet e organizimit të saj.
Sekretari i përgjithshëm të LDK-së ka bërë të qartë se respektimi i procedurave të parapara me statut vlejnë edhe për Ukë Rugovën, djalin e dytë të themeluesit të LDK-së dhe Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai ka thënë se të qenurit djalë i themeluesit të LDK-së nuk do ta ndihmojë atë në rrugën e tij të nisur. “Suksesi i tij në politikë varet nga angazhimi i tij dhe nga kontributi i dhënë në këtë drejtim dhe jo fakti i të qenurit djalë i Ibrahim Rugovës”, ka thënë z. Manaj.
Ukë Rugova ka pranuar publikisht se do të fillojë të merret aktivisht me politikë, në partinë që babai i tij e udhëhoqi gati dy dekada. Ai ka theksuar se do të respektojë plotësisht procedurat e përcaktuara me statutin e partisë.