E Diel, 1 Nëntor 2026

Glauk Konjufca: Më goditi policia për ti liruar rrugën Serbisë

PRISHTINE- Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka qenë në mesin e personave të shumtë që të shtunën janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Konjufca ka përshkruar për portalin Indeksonline momentet e arrestimit të tij dhe dhunën e policisë.

“Kam qenë në krye të turmës tek Dheu i Bardhë dhe policia ka ndërhyrë dhunshëm. Më kanë kapur dhe më kanë tërhequr zvarrë disa metra. Pastaj, më kanë goditur, fillimisht në bark, për të më vështirësuar frymëmarrjen e pastaj kanë pasuar disa goditje në kokë . Kam përshtypjen dhe nga shenjat e di që më kanë goditur me çizme në kokë. Më pas më kanë dërguar në një objekt të policisë, ku më kanë trajtuar mirë. Në stacionin policor nuk më kanë keqtrajtuar. Në orën 22:00 më kanë liruar, pas 4 orë ndalimi”, ka deklaruar Konjufca.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës ka thënë se qeveria e ka treguar të shtunën se për t’ia liruar rrugën Serbisë, është e gatshme të shkelë mbi trupat e qytetarëve të Kosovës. Konjufca ka konfirmuar gjithashtu se janë liruar të gjithë deputetët e Lëvizjes Vetvendosje si dhe Shpend Ahmeti dhe Fisnik Ismaili.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›