E Shtunë, 31 Tetor 2026

Globi i Arte Vjen Nga Gjermania Ne Shqiperi

Jam krenar që marr këtë trofe, këtu në këtë takim të nderuar, të përbërë nga njerëz kaq të shquar nga të katër anët e globit. Por më i nderuar jam që unë, me biznesin që kam menaxhuar, bëra të mundur sadopak që të prezantoja para jush Atdheun tim, Shqipërinë. Shqipëria jonë, turizmin e së cilës jam i bindur se nuk e njihni mirë, ka vende shumë të mrekullueshme, të cilat preken lehtësisht me autobusët e kompanisë time ‘Olgeno shpk‘.

Kjo shoqëri, të cilën e kam ngritur me shumë sakrifica, jam krenar që shoqërohet nga suksese pas suksesesh, si në bilancet ekonomike, ashtu edhe në njohjet ndërkombëtare, sikurse është edhe ky rast që vlerësohet me Globin e Artë.

Ju Faleminderit!".

Këto ishin fjalët e Presidentit të Shoqërisë shumë të njohur të autobusëve "Olgeno shpk, Asllan Meçe, mbajtur para përfaqësuesve të më shumë se 70 vendeve të botës, në Frankfurt të Gjermanisë. Pikërisht, në atë takim ndërkombëtar, ku u prezantuan bizneset më të suksesshme të të gjithë botës, u vlerësua edhe shoqëria shqiptare e linjave të autobusëve Tiranë-Himarë-Sarandë, me President Asllan Meçen, të cilës iu akordua Trofeu "Globi i Artë". Tashmë, kjo shoqëri me famë ndërkombëtare, që përshkon rrugët e Rivierës së Shqipërisë ka në historikun e saj edhe një "Glob të Artë", të marrë në Gjermani.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›