Shtohen "shëronjësit" sharlatanë në Tiranë
"Shërojmë sëmundjet nervore, halucinacionet, çlirojmë njerëzit nga ankthet, prishim magjitë". Kjo është përgjigjja e të gjithë shëruesve sharlatanë që gënjejnë njerëzit, duke u marrë paratë.
Në një rrugë të kryeqytetit, që në orët e para të mëngjesit shikon radhë të gjata njerëzish. Kushedi se çfarë presin! Mendon se mund të shitet diçka. Po të ngresh kokën lart, shikon një tabelë që tregon se atje ushtron aktivitetin një mjeke popullore. Nëse vazhdon të lexosh tabelën, nuk arrin të kuptosh se çfarë shëron kjo mjeke, nëse është fallxhore apo mjeke. "Mjeke popullore për sëmundjet neurofunksionare dhe nervore", shënohet me germa të zeza në tabelë. Njerëzit presin që të vijë doktoreshë Vjollca Shatri. Kur Vjollca mbërrin, të gjithë vrapojnë që ta takojnë të parët.
Në dhomën ku "viziton" pacientët e saj, Vjollca Shatri ka mbi 20 veta që presin kush në këmbë e kush ulur që t‘i prekë ajo.
Kjo zonjë kryen deri në 250 vizita në ditë. U merr minimumi nga 500 lekë çdo personi. Vetë ajo tregon se mesatarja e vizitave është 150 në ditë, pra mesatarisht merr 75 mijë lekë të reja në ditë. Nëse vazhdojmë të bëjmë llogari, del që kjo mjeke popullore viziton gati 55 mijë të sëmurë në vit. Vizita e saj më e gjatë është jo më shumë se 2 minuta. E megjithatë, njerëzit dynden e shtyhen që të takojnë Vjollca Shatrin. Sa herë që njerëzit e gjendur në hall dalin nga dera e saj, ku takimi lihet me shumë vështirësi, duhet të paguajnë. Askush nuk pyet për lekët, kur mendon se ka larguar sëmundjen dhe është shëruar plotësisht. Ka nga ata që me besimin e plotë te kjo "shëronjëse" nuk paraqiten vetë, sepse nuk ngrihen dot nga krevati dhe dërgojnë rrobat që t‘ua këndojë mjekja popullore. Një burrë rreth të 50-ve hyn në dhomën ku "viziton" "shëronjësja" Vjollca Shatri dhe i kërkon që t‘i vizitojë vëllain. Kur "shëronjësja" e pyet se ku e ka vëllain që do të vizitohet, qytetari nxjerr nga xhepi një kanotiere dhe ia zgjat asaj. Ai është i vëllai, Rakipi, që është sëmurë dhe kërkon të shërohet. Pa e zgjatur, "shëronjësja" ia merr nga dora kanotierën, e vendos mbi krevatin e pacientëve dhe fillon të bëjë disa veprime me dorë, sikur po e viziton. Në fund, "shëronjësja" i kthen "të vëllain" qytetarit, domethënë kanotierën, me sigurinë se tashmë është shëruar dhe i ka larguar të keqen.
E njëjta skenë është edhe në shtëpinë e doktor Malajt. Kur dëgjon këtë mbiemër, mendon se është kthyer në Shqipëri dhe ka rifilluar aktivitetin e tij Gazmend Malaj. Ai nuk ushtron më aktivitetin e tij "shërues" në Shqipëri, por ka lënë të vëllain, i cili thotë se është edhe ai një shërues apo "doktor" siç i pëlqen ta thërrasë veten. Është i licencuar. "Jam sh.p.k me vulë", tregon me krenari, a thua se kryen tregti. Në fund të çdo vizite, Malaj u jep dhe receta pacientëve të tij, u jep medikamente që duhet t‘i shoqërojnë me vitamina. Reklamon aftësitë e tij shëronjëse, duke thënë se kuron epilepsinë dhe largon magjitë. Njerëzit nuk kursehen, paguajnë. Askush nuk i kontrollon këta "shëronjës", të cilët marrin lekë për çdo vizitë që kryejnë. Asnjë institucion shtetëror nuk kontrollon aktivitetin e këtyre shëruesve sharlatanë, që mashtrojnë çdo ditë popullin duke u hequr si shëronjës.