Kombetarja me gafa ne Danimarke, me keq s'ka ku shkon
Shqiperia nuk eshte Brazili, as Holanda e Ari Hanit, qe munden rralle, por trajneri holandez duhet te mesoje se kaq dobet kombetarja jone nuk eshte pare ndonjehere. Kombetarja shqiptare nuk krijoi asnje rast ne fushe, cka verteton se ishte nje nder ndeshjet e saj me te dobeta, ne histori. Nuk shpresohej shume dhe perpos te gjitha parashikimeve ndodhi ajo qe pritej, ne Danimarke. Nje ekip, qe nuk dhuroi asnje emocion ne fushe, per 90 minuta loje. Pas humbjes deshperuese, qe kombetarja pesoi kater dite me pare, ne "Qemal Stafa", prej Hungarise, siguruam edhe nje tjeter, humbje, e treta ne eliminatoret e Kupes se Botes, 'Afrika e Jugut 2010". Perballe danezeve nuk pati asnje surprize nga ana e kombetares sone, vecse pesuam humbjen me te thelle, ne eliminatoret e boterorit. Kombetarja jone serish nuk shenoi, duke i humbur shpresat, per te synuar objektivin me minimal, ne fund te eliminatoreve. Nje humbje qe thelloi edhe me shume krizen, ne kampin kuqezi. Shqiperia,, pas ndeshjes ne Danimarke eshte ne nje nder momentet me te veshtira, te viteve te fundit. Tifozet pane nje loje zbehese dhe pa asnje ide. Danimarka e pati shume te lehte te fitonte ndeshjen karshi nesh. Ne pjesen e pare, vendasit e drejtuar nga Moren Orsen na studiuan disa minuta dhe shenuan pastaj dy gola te shpejte, me ndihmen e lojtareve tane. Ne pjesen e dyte vendasit e ulen ritmin, pasi porta e tyre nuk ishte ne kercenimin e kuqezinjve. Per te ndihmuar Danimarken, qe te ngjitej serish ne krye te grupit tone menduan portieri Hidi, qe gaboi ne golin e pare dhe te trete, si dhe Dallku tek goli i dyte. Ne pergjithesi mbrojtja zhvilloi nje ndeshje tjeter, qe duhet harruar nje dite e me pare. Tani luajme me gabime amatoreske, qe i kishin harruar, pavaresisht se ne fund mbetimi gjithmone te parafundit. Edhe ne keto eliminatore, Malten do ta kemi gjithsesi pas vetes.
Golat
31'- 1-0 per Danimarken. Kombetarja shqiptare ndeshkohet, pas nje goditje te forte, nga rreth 40 metra. Mbrojtesi Andreasen perfitoi edhe nga nje gabimi i portierit, Isli Hidi, duke zhbllokuara rezultatin e ndeshjes.
38'- 2-0. Mosmarreveshje e taneve dhe danezet perfitojne topin, kros ne zonen tone. Larsen shfrytezon nje gabim tjeter te Dallkut qe nuk largon dot topin nga zona, duke kaluar per te dyten here, ne kuadratin e portierit Hidi.
80'- 3-0. Serish kemi nje gabim trashanik te portierit, Isli Hidi, qe nuk arrin dot te grushtoje nje goditje nga kendi, duke i dhuruar golin e trete Danimarkes. Kristian Poulsen shenoi me porte te boshatisur.
13 pike
Danimarka, pas fitores se djeshme eshte ngjitur ne krye te Grupit, me 13 pike, bashke me Hungarine. Kjo e fundit fitoi me te njejtin rezultat, 3-0 ndaj Maltes. Danimarka ka dy ndeshje e Hungaria nje me pak se Shqiperia.
3 humbje
Kuqezinjte pesuan humbjen e trete, pas shtate ndeshjeve, gjate eliminatoreve te boterorit afrikan. Shqiperia me gjashte pikeve, ne grup, le pas Malten, (nje pike). Suedia dhe Portugalia kane nga gjahste pike, por ishin pushim.