E Diel, 1 Nëntor 2026

"Pa karta s'hyjme ne zgjedhje, Rama kryeministri yne"

Kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi, ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" eshte shprehur se nese zgjedhjet nuk pergatiten per t'u zhvilluar sipas standardeve, pra me karta identiteti, atehere ose qeveria duhet te ike dhe te kete qeveri teknike, ose opozita nuk hyn ne zgjedhje. Gjinushi nuk ka munguar te sulmoje Meten, se kerkon vetem postin e kryeministrit, nderkohe qe me efikasin ne kete post ai cileson Ramen, qe ka dhene prova se beri Tiranen, dhe mund te beje dhe Shqiperine. Lideri i PSD komenton levizjet e Cekes, por dhe heshtjen e Nanos.

Vendimi i fundit i paraqitur nga Ministria e Brendshme, ka te beje me lehtesime per disa kategori mbi pajisjen e shtetasve me leternjoftime. Sa mendoni se kjo i sherben procesit, duke pasur parasysh qe jane ngritur shqetesime nga PS?

Tani kuptohet qe problemi i kartave eshte problem shume serioz sepse lidhet me zgjedhjet dhe zgjedhjet, lidhen me vazhdimin e integrimit te Shqiperise. Pra nese do te ece ose jo procesi. Alarmet po jepen pasi Shqiperia, do s'do do te hyje ne BE. Problemi, merita, apo aftesia e nje qeverie, tregohet ne shpejtesine e ketij integrimi. Pra nese e shpejton, e ngadaleson, apo e pengon fare kete proces. Pikerisht alarmi qe theksova, eshte qe dilet dhe shprehen tashme qe edhe Mali i Zi, do te anetaresohet perpara Shqiperia dhe qe vendi yne te prese radhen me Serbine. Kjo deshmon pikerisht deshtimin e qeverise aktuale, e cila ne menyre absolute ka pasur detyre numer nje qe ne te merrnin ftesen per statusin e vendit kandidat. Pra ta merrnin kete status ne kete 4-vjecar. Kusht kane qene dhe mbeten zgjedhjet. Zgjedhjet e 2005 hapen rrugen per firmosjen e MSA-se, zgjedhjet e 2007 duhet te kishin mbyllur kushtin per te plotesuar standardin. Kurse ato e kthyen pikerisht ne nje proces zgjedhor te deshtuar. Keshtu qe, kartat duhet te ishin marre shume seriozisht. Ne kemi paralajmeruar qe qeveria nuk ka per t'i bere kartat, sepse Berisha ka te vetmen shprese per te manipuluar zgjedhjet, qe eshte mungesa e kartave dhe duket qarte se, midis pushtetit te Berishes dhe integrimit Evropian, ai ka hall pushtetin e vet. Nuk ka hall integrimin e Shqiperise. Qeveria duhet ta pranoje kete deshtim, sepse keto e kane te qarte se nuk pajisin te gjithe shtetasit, ky ishte nje detyrim, pajisja e te gjithe shtetasve. Atehere, i eshte reduktuar detyra, te pajise te gjithe ata pa pasaporte. Ketu perseri po zvarritet, jo vetem si proces, por edhe ne lehtesime. Deri sa, t'i kerkojme qytetareve ne menyre urgjente, per fajin tend, brenda dy-tre muajsh per fajin tend, te pajisen me karte, kur kjo karte nuk lidhet thjesht me identitet, por lidhet me te drejten e votes, atehere eshte normale qe t'i te afrosh kushte sa me lehtesuese. Madje t'ia japesh edhe gratis, vecanerisht per ata qe nuk kane mundesi pagese. Pasi nuk mund te kete cmim realizimi i standardeve zgjedhore dhe 5-6 milione euro, jane shume pak per te "blere" integrimin e Shqiperise, per te "blere" nje pushtet legjitim. Keshtu qe, keto masa lehtesojne disi, pra cdo ulje tarife ndikon. Por sic shihet, kjo behet me zor, gje qe tregon mungesen e vullnetit dhe qe tregon qe ende ka shprese te hyje pa karte. As qe komunitetit nderkombetar, as BE, as OSBE dhe as opozita nuk do te pranoje qe te behen zgjedhje pa karta, pa standarde. Pasi nuk luhet thjesht fitorja jone, por luhet fitorja e gjithe Shqiperise, luhet procesi i integrimit te vazhdueshem te Shqiperise drejt BE-se.

Opozita shpesh here perserit, zgjedhjet jane ne rrezik dhe qe nuk mund te kete zgjedhje pa karta identiteti. Cfare nenkuptojme, se nese nuk pajisen te gjithe shtetasit pa pasaporte, do te kemi nje shtyrje te zgjedhjeve?

Pyetja eshte e thjeshte, mund te jene te standardeve zgjedhjet, qe nuk i japin te drejten te gjithe qytetareve? Absolutisht jo. Nese ti me ligj, apo me vendim qeverie pengon qofte edhe 50 mije te votojne per fajin tend, atehere do te thote qe zgjedhjet nuk mund te jene as te standardeve dhe as te lira. Pra ne nuk pranojme te hyme ne zgjedhje. Qeveria te mbledhe mendjen se mbase shkon ne shpresen e ndonje tolerance, por nuk ka per te ndodhur. Ne kemi shprehur edhe kete gje, nese brenda prillit qeveria nuk pajis me karta shtetasit pa pasaporte, kjo qeveri duhet te largohet dhe duhet te zevendesohet me nje qeveri qe ka vullnet per t'i realizuar. Qeveria aktuale, meqe mendon se si mund te mbuloje korrupsionin, se si mund te mbuloje profitet e marra nga kjo qeveria 4-vjecare, ku eshte perpjekur te kape te gjithe pikat e ekonomise ne menyre abuzive, atehere sigurisht qe kjo nuk mund te realizoje zgjedhje te lira dhe te ndershme. Por ama ritheksoj qe nuk behet fjale per fitore, pra humbja e zgjedhjeve eshte e sigurt. Ne luftojme qe krahas fitores ne kete zgjedhje, te arrihet fitorja ne standarde. Pasi do te ishte e pafalshme qe per shkak te dhjetera mijera kartave, te humbasesh shansin dhe te kesh prape kusht zgjedhjet. Qe pastaj jo vetem me Malin i Zi, apo Serbine, por mbetesh i fundit ne rajon per t'u integruar dhe i fundit ne nje kohe te larget, ne krahasim me vendet e rajonit. Integrimi ne Evrope eshte edhe nje gare, pra ne po shkojme drejt fundit te gares, por merita e qeverise eshte qe po na con te fundit ne kete gare. Ndoshta kete rol ka pasur Berisha ne te gjitha tymnajat qe ben.

Ish-aleati juaj, Neritan Ceka, pas largimit nga koalicioni i PS, deklaroi se me PD ne krah do te marre 6 deputete, ndersa me ju 3... Si e shpjegoni ju kete?

Tani ky ose nuk ka kuptuar sistemin, ose s'kane ditur t'ia shpjegojne sistemin, ose do te krijoje gjoja nje alibi, per te thene se pse e beri kete levizje. Megjithate kjo nuk i jep moral levizjes. Sepse nese i thua opinionit une nderroj nga nje krah ne nje tjeter dhe nderroj te gjithe terminologjine dhe te gjithe programin, te gjithe cfare ka kritikuar, publikisht deri me 2008, duke thene te verteta mbi PD-ne dhe vecanerisht mbi kryeministrin per politikat e tij te deshtuara, antireforme, antisociale, eshte pune per te. Te gjitha keto i ktheu ne te kundert, sepse nga 3 deputete shpreson t'i behen gjashte, kjo eshte e amoralshme. Por s'eshte as e vertete. Pra shanset per te marre numrin qe pret nuk varet me ke behesh, varet se sa vota merr ti, cdo gje varet nga vota qe mbledh. Per hir te se vertetes, po mos te kishte bere kete zik-zake deri ne kthese pastaj, ne 180 grade ne te kundert, patjeter qe do te merrte eventualisht me shume vota ne krah te se majtes, sepse do te kishte letren e konsekuences, do t'i drejtohej te njejteve votues, do t'i drejtohej me te drejten morale qe mbeti ne opozite. Ndersa ne te djathte nuk e ka kete avantazh, tani duhet te nderroje te gjithe gjuhen, duhet t'i drejtohet atyre qe duan PD-ne dhe jo atyre qe jane te pakenaqur nga PD-ja, atyre qe kane interesa me PD-ne dhe jo atyre qe jane te zhgenjyer totalisht nga PD-ja. Ky ndryshim kursi, vetem e defavorizon. Sepse normalisht patjeter qe edhe si vota, kishte me shanse t'i merrte me nje qendrim konsekuent, sesa me nje qendrim pazari elektoral dhe nje pazar, ku shkelet cdo lloj parimi dhe morali.

Njekohesisht Ceka ka deklaruar se shqetesimet e socialisteve per kartat jane nje alibi, per t'u perdorur mbi humbjen e zgjedhjeve. Cili eshte mendimi juaj?

I njejti koment eshte, ka folur ndryshe kur ishte kendej. Cdo te thote eshte alibi karta? Qe pengesa e kartave pengon berjen e zgjedhjeve eshte alibi, po Evropa per alibi e thote? Po Evropa ka frike se mos humb e majta dhe e perdor per alibi per ta justifikuar? Keta behen shume qesharake, si e djathte, qe bejne deklarime te tilla. Eshte e kunderta. Ti s'po i ben kartat, per te lene nje shteg per te shtuar votat artificialisht, sepse e sheh si te vetmin mjet shpetimi per te pasur nje rezultat, nje humbje me te dobet, sepse humbja eshte e pashmangshme dhe per te vertetuar qe PD-ja qellimisht s'ka dashur te votohet me certifikata te rregullta dhe te kontrollueshme, kete e treguan edhe zgjedhjet e 2007. Pra qe jo vetem rekomandimet qe kishte OSBE-ODHIR, dokumente te kontrollueshme, minimumi certifikata te regjistruara dhe keto vetem per zgjedhje, i hoqen regjistrimet. Jo vetem kaq, por cdo zgjedhje qe eshte bere me prapa, te tera zonat qe kane qene per zgjedhje te parakohshme, ka dale vendim i posacem i KQZ, per te thene qe nuk zbatohet marreveshja e bere me Presidentin e Republikes, per te bere nje proces te kontrollueshem. Pra i gjithe meraku ka qene qe te votohet me certifikata. Prandaj Ceka e di shume mire, por s'dua te merrem me te, se ku ben pjese eshte pune e tij, por e di shume mire qe kush eshte manipulatori i zgjedhjeve. E di qe nga 1996, qe ka protestuar bashke me ne, e di ne 1997 qe ka qene ne krah me ne. Por kuptohet qe ky eshte morali edhe PD, per ironi te fatit ka ricikluar tere perfaqesuesit e te majtes, qe kane qene me te akuzuar nga PD-ja per episode, sic beri paqe deri me Nanon, sic integroi ne qeveri, Xhuvelin, sic fut tani Ceken. Pra ky eshte morali i PD-se, qe ne menyre absolute po lepin gjithcka ka thene, eshte gati t'i thote te zezes te bardhe, mjafton te mbaje pushtetin.

Eshte cilesuar si nje ndryshim kursi deklarata e zotit Meta ne qendrimin ndaj Partise Socialiste, kur tha se nese e majta fiton, ai do te afrohet ne kete koalicion. Ju si e vleresoni kete deklarate?

Eshte hipokrite si deklarate, eshte nga halli, eshte e vonuar dhe konjukturale. Kuptohet qe ne kemi qene aleate, kur u krijua aleance per zgjedhjet lokale dhe nuk kishte pse te prishej. Patjeter qe ne zgjedhjet e pergjithshme pastaj partite mund te hynin edhe bashke dhe vec, nuk eshte e detyruar qe te hysh patjeter ne nje koalicion aleat. Por ama, me aleatin sillesh me ndryshe se sa me kundershtarin, pavaresisht se je ne nje grupim apo me grupime te vecanta, ti ke tjeter perqasje ndaj nje aleati dhe tjeter ndaj nje kundershtari. Nese me aleatin te lidhin platformat e perbashketa, te lidhin qellimet e perbashketa, te lidh dhe ideologjia madje, meqe ne konsiderohemi PSD, PS, LSI, si parti te majta. LSI-ja s'ka mbajtur kete qendrim, per nje vit me radhe edhe me propagande edhe ne qendrimet absolutisht ka punuar per te djathten. Dhe e ardhmja e tyre eshte hapur, slogani i tyre eshte "Rama-Berisha jane njelloj, PS-PD jane njelloj, kane "shitur" Kushtetuten, kane dhunuar institucionet, sistemin e drejtesise, korrupsionin jane protagonist". Pra te ngjan fiks kur shante LSI-ja ne 2005. Nano-Berisha, jane dy binjake te se keqes dhe shpetimtare ishte LSI-ja. Por nese ne 2005 kishte ndonje argument me shume, pasi PS-ja vinte nga nje qeverisje 8-vjecare, kishte cfare te kritikoje per Nanon, se krahas arritjeve kishte edhe probleme. Kuptohet qe sot nuk ka asnje sens qe te identifikosh Ramen me Berishen, aq me teper qe ne me LSI-ne kemi qene ne krah Rames me 2007 dhe i kemi servirur, mbeshtetur, si modelin me te mire te qeverisjes lokale, konkretisht te kryeqytetit. Kush qeveris kryeqytetin, qeveris Shqiperise, pasi eshte gjysma e Shqiperise, per nga pesha, rendesia. Atehere cfare ndodh? Kete taktike te gabuar dhe kuptohet e gabuar per te majten, por qe ne zgjedhje quhet e favorshme per te, sepse do t'i jepte mundesine e krijimit te nje polit te trete qe do t'i jepte kryeministrin, por e pa qe shume shpejt do t'i jepte firon elektorale. Kemi deshmi qe mitingjet e njekohshme, dy mitingje ne nje dite, treguan qarte se ke populli konsideron opozite te vertete, treguan qarte qe populli, vecanerisht te majtet, te pakenaqurit, te zhgenjyerit, duan te bashkuar dhe nuk duan qe te ndodhe si ne 2005, qe te jepet vota si per majte dhe te shikojne qe shkon ne favor te Berishes. Qofte vota qe dhane per kandidatet e LSI, qofte vota qe dhane per agraret. Pra e majta eshte djegur njehere nga qulli. Keshtu qe tani do t'i fryje prape qullit, sepse eshte e njejta LSI. LSI edhe kur hyn ne zgjedhje, sic hyri ne lokale, del kunder teje dhe jo me kur hyn si kundershtar ne zgjedhje, s'mund te shpresohet qe pas zgjedhjeve do te behet me ty. S'ka me keq pastaj, qe cfare tha te re, e reja eshte qe po fituat, po fitoi e majta une vij me ju. Me fituesin vijne te gjithe, populli na do te bashkuar per te fituar. Votuesit e majte, te pakenaqur, na duan bashke per te fituar dhe nuk ka dallim a do te bashkohet per karrige, kete e dime qe politikanet po qene per karrige bashkohen. Tani qe je ne opozite, tani qe duhet fituar, tani qe duhen arritur standardet zgjedhore, tani qe duhet te jete mobilizimi maksimal per nje fitore maksimale, ti punon ne te kundert. Dhe mesazhi i LSI-se eshte ky: "Do te punoj qe te mos fitosh, une perpiqem qe e majta te mos fitoje, por po fitoi, do te vij ne Qeveri me te". Nuk ka me ironike. Cka eshte me rendesishme, kur pyetet dhe shqetesimi arrin kur a bashkepunon eventualisht me Berishen, ai nuk shprehet me te, por ai thote qe nuk pranoj Ramen kryeminister. Pra gjithe muhabeti, po te shohesh tere qendrimet e LSI, vijne s'vijne, dalin tek kryeministri. Pra LSI-ja e ka ngritur strategjine mbi marrjen e postit te Kryeministrit. Nje parti e ngritur duke bere lista ministrash, lista drejtor doganash, lista komisariatesh, por ngaqe ka vene tani 3-4 ne te njejtin vend, tani jane bere lemsh dhe nga LSI perfundoi lesh e li.

A eshte e drejte qe ne koalicionin paszgjedhor, nese e majta fiton, te kushtezohet me rolin e kryeministrit. Ne baze te sondazheve qe LSI ka 5-8%, a mund te kushtezohet formimi i qeverise per keto deputete, qe mund te marre me Ramen kryeminister?

Kjo eshte e papranueshmja. Sidomos pala para zgjedhjeve behen llogarite se si merret pushteti, sigurisht jo ne funksion te thjeshte dhe vetem karriges, por si merret per te arritur ndryshimin. E majta afron nje politike te re, nje ndryshim te madh, atehere per ta realizuar kete ndryshim duhet te marresh shumicen. Llogaria qe behet sot eshte se si te arrish kete ndryshim. Pra se si te marresh shumicen ne Parlament. Kurse LSI-ja ben llogarine se si mund te marre Kryeministrin dhe se si mund te behet ajo qe mund te percaktoje se kush ka fituar. Por ama duke kerkuar gjithmone voten majtas. Nje parti mund ta luaje edhe ate rol sot "une jam as e majte dhe as e djathte, per mua te votojne ata qe s'duan as te majten dhe as te djathten dhe une, duhet ta di qe po pata mundesine, qofte edhe me 7 deputete te kerkoje Kryeministrin dhe atij krahu qe me jep 1,2,3". Pazar i paster, ua thua publikut, kush te voton hallall. Por thua qe jam i majte, poshte Rama-Berisha, PS-PD njelloj, s'mund te jesh i majte. Ti s'punon per fitoren e se majtes dhe llogaria qe behet eshte se si fitohet pushteti dhe se si ndahet pushteti. Ketu dallojme. PSD eshte e angazhuar ne kuadrin e ketij bashkimi, gjithmone mbi votat e veta, sepse vertete ne jemi shpallur ne nje koalicion politik, programor, me PS, por votat secili do t'i marre me vete. As i japim dhe as na jep. Por ama tere keto vota shkojne ne favor te se majtes. Si PS dhe PSD te shkojne ne te njejtin thes. Patjeter qe e majta fiton, grupimi PSD, PS dhe me aleate te tjere, deri tek PBDNJ eventualisht, del force e pare mbi 7-8 qarqe, ne menyre te paster dhe jane qarqet kryesore, duke filluar nga Tirana. Problemi eshte qe kjo fitore te jete sa me e thelle dhe ne pse do te rrime me sondazhet, qofte me 5 dhe me 4%, sa me shume vota tek ky grupim dhe sa me pak jashte ketij grupimi, aq me e garantuar eshte fitorja, pikerisht kesaj nuk i sherben LSI. Por, ndenji jashte qe te marre vota nga e majta dhe ta kete nje dore nga e majta neser, te jete e lire per te bashkepunuar dhe andej dhe ketej, sepse po t'i bashkohej ketij grupimi cfare humbet LSI? Asgje. Por humbet te drejten per te share, se po te bashkohet atehere s'mund te sulmoje me Ramen si Berisha, ata e kane mbeshtetur politiken e vet mbi sharjen. Pra se ai gjoja ka falimentuar dhe keta jane force e re. Humbet te drejten per pretendime te medha, sepse kur shpall nje grupim, pastaj grupimi dihet, forca e pare eshte e servirura e pare ne postin e Kryeministrit, pastaj vijne te tjeret. Eshte tjeter gje kur ka nje konsensus. Me konsensus nje grupim mund te caktoje jashte grupimit te pare, por ia thote qe ne fillim elektoratit dhe pastaj per keto, jane forumet qe vendosin. Por gjithmone eshte nje grupim absolut. Me imponim s'behet kurre. Nese cdo gjashte deputete kerkojne kryeminister, duhen 12 kryeministra, te pakten. Kjo eshte nonsens. Ketu eshte puna vetem thjesht e luftes, ketu eshte puna qe t'i nuk vihesh ne sherbim te fitores, ndjek nje taktike qe nuk ndihmon fitoren, perkundrazi e pengon dhe pastaj kerkon te parin e vendit. Kesaj i thone, ty s'te pranojne ne fshat dhe do cupen e priftit per grua.

Nese e majta, eshte thene qe PS e ka kandidatin e saj per kryeminister, qe i bie te jete zoti Rama. Ka nje paqartesi, ai eshte kryetar bashkie dhe kryetar i PS-se. Si do te ndiqet rruga per te marre kryeministrin, do te jete ne dy poste njekohesisht?

Qenia kryetar partie nuk eshte pengese. Qenia kryetar bashkie eshte nje prove qe eshte i afte te drejtoje dhe madje eshte nje slogan i shkurter qe perdoret shpesh, qe kush eshte ne gjendje te transformoje Tiranen, transformon edhe Shqiperise. Prandaj mund t'i thuash fare thjesht opinionit, shumices derrmuese se cfare ofron e majta dhe kush eshte ndryshimi pas 2009. Une kam deshire ta ritheksoj here pas here qe Shqiperia do te ndryshoje pas 2009-es, njelloj sic ndryshoi Tirana pas vitit 2000.

...Me Ramen kryeminister dhe kryetar bashkie?

Njehere po themi se kush do te jete kryeministri dhe eventualisht. Pastaj per kryetar bashkie une nuk e di nese do te mbahen dy poste. Flasim per fitoren dhe kryeministrin eventual. Normalisht kryeministri nuk rri edhe kryetar bashkie, kjo eshte normalja. Megjithate duhet kuptuar qe ketu nuk behet fjale per te leshuar Tiranen, por behet fjale per te marre edhe Shqiperine. E majta hyn ne zgjedhje per te marre edhe Shqiperine, bashkite kryesore i ka, tani duhet te marre edhe Shqiperine. Sic ka drejtuar me me sukses bashkine kryesore, di te drejtoje me me sukses se Berisha. Kriza shqiptare e ka emrin shqiptar, eshte shfaqur ne 2007, kriza boterore mund ta agravoje. Por kriza ka filluar qe me rikthimin e Sali Berishes, sepse eshte krize institucionale, eshte krize Kushtetuese, eshte krize korruptive, qe vjen nga korrupsioni, eshte krize pazaresh dhe se fundi jane pastaj elementet e krizes se shtuar ne kuadrin e krizes boterore. Kjo vetem e agravon, por ne e kishim tashme mikrobin. Prandaj tha Berisha qe nuk na prek ne kriza boterore, sepse kur bie nje epidemi nuk prek nje te semure, i semuri vazhdon... I vetmi qe s'rrezikohet eshte tashme ai qe e ka mikrobin, keshtu qe ne, Shqiperine e gjeti ne krize dhe ne fillim nuk u ndie, tani do te kete pasoja. Por pozitivja eshte qe kriza jone ka nje zgjidhje te thjeshte, te tereve u duhen paketa financiare, ne na duhet nje pakete e thjeshte elektorale: Te largohet Sali Berisha dhe kriza zgjidhet.

Ne mbledhjen e fundit te Keshillit Bashkiak te Tiranes, LSI votoi pro buxhetit. Cfare do te thote kjo kthese qendrimi?

Buxheti ishte i votuar. Por ne ende, opinioni shqiptar, nuk eshte ne pjekjen e duhur ne reagimin ndaj mbrojtjes se votes. Per te kuptuar, sidomos kur voton nje keshill Tirane, edhe ne Kuvend, kur dhunohet vota atje, nuk eshte dhunuar vota as e keshilltarit, as e deputetit, por e vete banoreve qytetare. Konkretisht, qytetaret jane te interesuar qe bashkia te kete buxhet, se lidhet me zhvillimin e Tiranes, kane perfaqesuesit e tyre atje, votojne 29, dhe pasi dalin aq apo 28, kryetari eshte i detyruar te thote vetem frazen, pra fitoi. Ne menyre te qellimshme nuk shpallet rezultati, publikisht kur rezultati eshte publik nuk pyet me njeri. Publiku ne transmetim te drejtperdrejte, organet kolegjiale, publike, mendimin e shpallin publikisht. Aty u numeruan publikisht 29 vota dhe nuk ka kush ta justifikoje, te tjeret, sekretaria ben nje adet formal me gjithe kryetarin. Ketu del nje kryetar dhe thote qe se quajme. Kane turpin te thone po Rama pse i numeron, por ama i perplasi ne fytyre, ja ku i ke. Keshtu ben kushdo. Shiko kur votohen mocione te rendesishme, shiko kur votohen ne Parlament, kur jane votime kritike, u kap vota e nevojshme, cohet salla ne kembe, duartroket, pjesa fituese, te humburit bertasin por s'kane cfare bejne. Kur u zgjodh zoti Topi, doli vota e 84-tert, ato duartrokiten, nuk tha njeri eshte e pavlefshme se nuk jane numeruar edhe te tjerat, nuk tha njeri, nuk do te guxonte. Keto duhen kuptuar sepse e ben edhe me Zamir Podin, qe shpallet rezultati, ikin te gjithe deputetet, shperndahet institucioni qe fitoi, del sekretari thote jo gabim, interpretoi ndryshe. Ketu buxheti kishte kaluar, LSI e pare qe u komprometua rende sepse pikerisht bashkia ne te Tirane tregoi qe ky edhe kur hyn si aleat, ku nxjerr te gjithe perfitimet maksimale, se mori 2 rajone me mbeshtetjen e te majtes me nje numer te konsiderueshem keshilltaresh dhe del kunder, bllokon pikerisht Ramen. Pikerisht ka treguar qe nuk bashkepunon me kryetarin e PS as per kryetar bashkie, jo me per Kryeminister dhe kur hyn me ty, kur i ke marre votat bashke. Atehere si do te respektoje ai kete qe thote se ne 2009, ne rast se une bashkepunoj per Kryeminister, eshte mashtrim. Kurrkush s'e beson, madje edhe ata vete e dine qe s'eshte e vertete.

Ish-kryetari i PS-se, Fatos Nano, e pame disa dite me pare ne nje deklarate publike dhe la te hapur mundesine e kandidimit si deputet ne listat e PS. Ju si e shikoni, sa mund t'i sherbeje ardhja e tij ne gjirin e majte dhe elektoratit socialist?

Nano as s'ka ardhur dhe as ka ikur, se Nano keshtu eshte gjithmone. Ky eshte nje menyre e pozicionimit te tij, te mosaktivizimit, aktivizohet duke munguar. Por dhe pjesa tjeter, patjeter cdo njeri e di vete, qofte si parti, si Partia Socialiste, qofte si Nano, kandidon, s'kandidon, perfshihet ne kete fushate apo jo, ne menyre aktive, apo gjysmeaktive, drejtperdrejt ose jo, eshte nje zgjedhje e tij. Nuk shoh ndonje gje, nuk na takon te themi ndonje gje, se Nano eshte deputet i PS, dihet cfare roli ka ne keto 4-vjet, ka qene pothuajse i terhequr. Por tentoi nje konjukture presidenciale, te kapte postin e Presidentit, nuk e kapi, ky kontribut ishte negativ. Sepse nderkohe kjo beri qe e majta te humbase mundesine e presidentit konsensual, qe te dilte kryesisht nga e majta, se te pakten te kishte mbeshtetjen e plote te se majtes. Me tej nuk eshte aktivizuar, tani sigurisht qe ne kuadrin e nje fushate ai mund te rikandidoje, jane institucionet qe vendosin, eshte pune e brendshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›