E Diel, 1 Nëntor 2026

"Per Beogradin, Shkupi flijoi raportin me Prishtinen"

INTERVISTA/ Flet Denko Maleski, profesor i se Drejtes Nderkombetare ne Shkup. Ne intervisten per radion Evropa e Lire, z.Maleski evidenton se marredheniet Kosove-Maqedoni nuk perparojne me shpejtesine qe presin aleatet ne Evrope dhe Amerike

Si i vleresoni marredheniet aktuale ndermjet Maqedonise dhe Kosoves?

Sigurisht, mund te thuhet se marredheniet pak kane ngecur, mirepo arsyet jane tejet objektive. Secili nga keto dy shtete te reja i ka problemet e veta te brendshme, te cilat duhet t'i zgjidhe. Ato kane edhe nje problem te perbashket, i cili nga diskutimet qe po i degjojme keto dite ne Shkup, nuk eshte i zgjidhur. Fjala eshte per ceshtjen e demarkacionit te kufirit, per te cilin nuk po flitet shume. Me nje fjale, ato marredhenie nuk po perparojne me dinamiken qe do te duhej, apo shpejtesine te cilen e presin aleatet ne Evrope dhe ne Amerike. Tashme, politika e Maqedonise ndodhet ne nje baraspeshe delikate ndermjet Serbise dhe Kosoves. Kjo edhe nuk eshte aq e thjeshte, nisur nga animozitetet tona historike, ku serbet kane qene aleatet tane kunder shqiptareve. Gjithe kjo duhet te tejkalohet dhe te ndryshoje, por nuk shkon gjithcka aq lehte dhe shpejt. Sidoqofte, nga pikepamja praktike, duhet te permbyllet ceshtja e demarkacionit te kufirit, sepse cdo shtet i ri qe hyn ne marredheniet nderkombetare, gje qe Maqedonia e beri ne vitin 1991, u legjitimua ashtu qe ne skenen nderkombetare deklaronte: Ne jemi shtet me kufij te rregulluar me fqinjet tane dhe nuk kemi kurrfare problemi. Tani del se ky problem nuk eshte zgjidhur deri ne fund, prandaj duhet te behet ai hap nga pala kosovare. Nderkaq, nga pala maqedonase duhet te vazhdoje dhe te finalizohet ky proces, prej njohjes deri te vendosja e marredhenieve diplomatike.

Ju e permendet ceshtjen me demarkacionin e kufirit, mirepo presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, deklaroi se e anulon viziten ne Maqedoni, per shkak se nuk ishte e organizuar ne nivelin e presidentit te shtetit...

Po, kjo eshte krejtesisht e qarte. E para, une personalisht mendoj se ishte gabim qe te ftohen presidentet e vendeve fqinje ne inaugurimin. Mendoj se kjo ishte nje pune e panevojshme, sidomos nese ketu nuk mund te vijne te gjithe. Mirepo, ndodhi keshtu sepse politika serbe eshte e tille sa nuk do te merrnin pjese nese kishte perfaqesues nga Kosova, te cilen ata nuk e njohin si te shkeputur nga territori i tyre. Shtrohet pyetja se a duhej te behej gjithe kjo? Me kete rast u flijua marredhenia me Kosoven, me marreveshje se do te kompensohej ne rastin e pare te ardhshem, i cili ne letren zyrtare ishte permendur si vizite zyrtare, kurse pastaj ishte ulur ne nivelin e nje vizite pune. Kjo logjikisht nxiti reagimin nga ana e Qeverise se Kosoves, si dhe reagimin e partive shqiptare ne Maqedoni.

Disa muaj pas njohjes se Kosoves, ende nuk jane vendosur marredheniet diplomatike ndermjet Shkupit dhe Prishtines...

Po, eshte e sakte. Sipas meje, durimi i partive shqiptare ne Maqedoni eshte nga fundi dhe ky eshte ai presion i brendshem, i cili do t'i shtyje autoritetet maqedonase qe te ecin me tej dhe ta perfundojne kete proces. Eshte normale qe kur te njohesh nje shtet, te vendosesh edhe marredhenie diplomatike me te. Por, tash druaj se kjo loje e zvarritjes dhe e uljes se nivelit ndoshta eshte e lidhur me faktin se ekziston ceshtja e paperfunduar e kufirit me Kosoven, per te cilen opinioni di shume pak. Ne opinion kishim pershtypjen se me shenimin e kufirit dhe vendosjen e gureve kufitare, ka mbaruar gjithe puna, por tash papritur flitet se kjo nuk ka perfunduar. Prandaj, mendoj se te dyja palet duhet urgjentisht t'i qasen perfundimit te ketij procesi dhe vendosjes se marredhenieve te plota diplomatike. Sidoqofte, Maqedonise, Kosoves dhe perspektives evropiane te Ballkanit i nevojiten marredhenie te mira, marredhenie te plota diplomatike dhe zhvillim per integrimin e Ballkanit drejt Bashkimit Evropian.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›