E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goli anuluar, "Partizani" sulmon anesorin

Durres- Stadiumi "Niko Dovana" kthehet ne arene perleshjesh pas perfundimit te ndeshjes Partizani-Kastrioti, e vlefshme per sigurimin e nje vendi ne kategorine Superiore (playout-i). Shkak eshte bere anulimi i nje goli te pretenduar si te rregullt nga lojtaret e Partizanit, qe anesori e ka cilesuar te parregullt. Pas humbjes me rezultatin 1-0, ne favor te Kastriotit, skuadra e Partizanit bie ne Kategorine e Pare, duke humbur shansin per te qendruar nder me te mirat. Por fershellima e gjyqtarit pas minutave shtese ka shnderruar gjithcka ne kaos, qe as forcat e shumta policore nuk kane mundur ta ndalojne. Presidenti i klubit Partizani, Albert Xhani, trajneri Shpetim Duro dhe futbollistet, jane pare teksa sulmonin me shkelma e grushte anesorin qe u anuloi golin gjate pjeses se dyte, i cili u jepte mundesine te kuqve te shkonin ne shtese dhe me pas ne piken e bardhe te penalltive. Pas perleshjeve ne stadium dhe irritimit te tifozeve qe thyen gjithcka ne shkallet e "Niko Dovanes", policia shoqeroi per 30 minuta Xhanin dhe Duron. Per prishje te rendit dhe qetesise jane shoqeruar edhe tre persona te tjere. "Mungesa e nje kallezimi penal nga klubi i "Teutes" coi ne lirimin e menjehershem te trajnerit dhe presidentit te klubit dje ne mbremje", njoftoi policia e Durresit. Mesohet se jane demtuar 20 stola ne stadium dhe se pritet nje relacion nga treshja gjykuese e ndeshjes. Policia ka konfirmuar se ka marre masa per te percjelle ekipet e futbollit deri ne dalje te qytetit.

E. Arapi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›