Ja skema jonë për punësimin e të rinjve
30/05/2009 Lulëzim Basha auditor të hapur me studentët e Elbasanit. Çelen dy degë të reja
Pas marrëveshjes me BE-në tregu do të jetë i hapur për të rinjtë shqiptarë
Megjithëse në fushatë ministri Lulzim Basha ka vendosur t’i bashkohet edhe një Auditori të hapur në Universitetin e Elbasanit me studentët e Fakultetit të Shkencave Humane. I shoqëruar edhe nga zv/rektori Luçiano Boçi njëkohësisht edhe kandidat për deputet i PD-s ai ka mbajtur një leksion mbi historikun e BE-së dhe për hapat që ka ndjekur Shqipëria në këtë rrugë. Por në fund të leksionit, Basha nuk ka mundur të dalë jashtë kontureve të politikës duke përmendur edhe rrugën e integrimit të Shqipërisë duke filluar nga 2005. “Më 3 korrik të vitit 2005 kur kjo mazhorancë, e cila për katër javë do të ritestohet para publikut shqiptar, mori luftën kundër krimit dhe korrupsionit si prioritet të saj, e bëri këtë nga besimi i thellë se performanca jonë në këto fusha do të jepte rezultat për integrim të shpejtë drejt BE - së. Ky vend, Republika e Shqipërisë, qytetarët e saj, janë sot në mënyrën e saj bindëse të certifikuara të konfirmuara nga vetë BE si realizuese të reformave që fenomenet e shëmtuara që dëmtonin demokracinë e shteti ligjor të krimit dhe korrupsionit t’i ketë luftuar me sukses për të merituar hapin tjetër”. Pyetjes se cilat do të jenë politikat ekonomike qeverisëse për studentët kur të mbarojnë studimet, ministri Basha i është përgjigjur se “Ekonomia shqiptare punëson sot 20 – 30 për qind më shumë se sa katër vite më parë. Në tetë muajt e parë të mandatit tonë të dytë do të bëjmë të mundur hapjen e 5000 vende të reja pune në administratën shtetërore. Po kështu sot BE-ja ka nevojë për 112 mijë infermierë, mbi 400 mijë punonjës të sektorit social, mbi 85 mijë inxhinierë të degëve të ndryshme, e shumë e shumë të tjera. Kur të bashkojmë MSA-në dhe marrëveshjen e liberalizimit të vizave jam i bindur se rinia shqiptare do të gjejë në tregun evropian të punës vendin që i takon. Luçiano Boçi konfirmoi hapjen e dy degëve të reja në Universitetin e Elbasanit si dega Teknologji Komunikimi dhe Edukimi Fizik. L. Lleshi