E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godet miken për xhelozi, nën hetim 37-vjeçari shkodran

Një 37-vjeçar nga qyteti i Shkodrës, godet mikeshën e tij 35- vjeçare në një fshat të Rrethit të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të së enjtes, në fshatin Tregan të komunës me të njëjtin emër, rreth 20 kilometra larg qytetit të Elbasanit. Sipas burimeve policore, bëhet e ditur se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të 37-vjeçarit, Artan Dagistani, lindur e banues në Shkodër. Sipas të njëjtave burime, sqarohet se procedimi ndaj tij filloi, pasi në fshatin Tregan, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete rrethanore 35-vjeçaren, Bukuroshe Preçi, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Nga shpjegimet e para të 37-vjeçarit shkodran është mësuar se ai ka ushtruar dhunë mbi 35-vjeçaren, në kushtet e nervozizmit dhe për xhelozi. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Plagosje e lehtë me dashje".

Be.Dy.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›