E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenton të djegë veten dhe shtëpinë me benzinë

Një i sëmurë mendor ka tentuar të djegë shtëpinë dhe veten duke u lyer me benzinë. Burime nga policia thanë se ka qenë vëllai i të sëmurit, A. K., i cili ka lajmëruar policinë për ngjarjen. Sipas të dhënave të mëtejshme, mësohet se i sëmuri kishte marrë një shishe benzinë dje dhe me të ka lyer mobiliet e banesës së tij që ndodhet në rrugën "Ali Demi" në Tiranë. Më pas ka lyer edhe veten, duke mos lejuar njeri t‘i afrohet. Familjarët e tmerruar janë përpjekur të ndalojnë veprimin fatal që po tentonte të ndërmerrte i sëmuri, por në pamundësi për ta ndaluar kërkuan ndihmën e policisë. Forca të shumta policie nga Komisariati nr. 1 mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes për të neutralizuar veprimet e tij, i cili për pak rrezikoi tragjedinë. Për rreth një orë, ai nuk ka pranuar të dorëzohet, por më pas është neutralizuar nga uniformat blu, që e kanë shoqëruar për në komisariat. Nga aty, ai u transportua menjëherë nga forcat e policisë në spital, ndërkohë që u morën në pyetje familjarët në lidhje me këtë ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›