E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godina e amortizuar, 150 banorë në rrezik për jetën

Korçë- Rreth 150 banorë janë të kërcënuar nga ndonjë shembje e mundshme e banesës ku jetojnë. Ata kanë protestuar sot para bashkisë së Korçës, të mbështetur edhe nga Lëvizja Mjaf. Godina ku banojnë është ish-konvikti i shkollës se ndërtimit, por që nga vitet ’90 është populluar me familjarë.

Kjo ndërtesë katër katëshe është ndërtuar në vitet 1960 dhe që atëherë nuk është vënë kurrë dorë mbi të. Për pasojë muret kanë nisur të shemben dhe lagështira ka krijuar terren të përshtashmen për mbirjen e barit nëpër muret e godinës.

Me rastin e banorëve të lagjes nr.4 është njohur disa herë edhe kryetari i Bashkisë i cili iu ka premtuar atyre strehim, pasi të gjithë këto familje janë në listat e pastrehëve. Por asgjë nuk e ka kaluar limin e premtimeve. Aktualisht ato banojnë në këto ambiente përkundrejt qirasë që paguajnë në bashki.

Banorët ishin sot sërish pranë këtrij institucioni, dyfish të frikësuar pas rastit të Gjirokastrës, ku kërkuan të mbahej një mbledhje te jashtëzakonshme te Këshillit Bashkiak për evakuimin e tyre nga kjo godinë e frikshme. /A.G/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›