E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria, ndjekje penale për Harasanin

Tiranë-Prokuroria e Përgjithshme ka paraqitur zyrtarisht në Kuvend kërkesën për autorizimin për ndjekje penale të deputetit të Partisë Socialiste, Andis Harasani. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në mbyllje të seancës së sotme plenare informoi deputetët mbi këtë kërkesë të organit të akuzës.

Ndërsa deputeti i PS-së Andis Harasani është shprehur për mediat se akuzat e ngritura ndaj tij nuk janë gjë tjetër veçse akuza qesharake të formuluara nga Kryetarja e Kuvendit Topalli.

Sipas Topallit, kërkesa vjen pas incidentit të ndodhur rreth dy muaj më parë nga deputetët socialistë, Andis Harasani e Ndriçim Hysa, të cilët tentuan të fusin në ambjentet e Parlamentit, sende të ndaluara me rregullore. Këto mjete të ndaluara, ishin kallinj misri pa kokrra që deputetët donin t’i demostronin në kohën kur plasi skandali me farën e misrit, ku humbën prodhimet e tyre me qindra fermerë në gjithë vendin.

Veprimi i tyre u parandalua nga punonjësit e Gardës së Republikës, ndaj të cilëve deputeti Harasani përdori tone ofendues dhe gjeste të dhunshme. Për këtë incident punonjësit e Gardës në Kuvend bënë kallëzim penal ndaj deputetit socialist. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›